Aktualitet

‘Po tani që s’jeni më 4?’, Parodistët e Vlorës në lot, zia pushton teatrin: Të lutem…nuk mundem dot

31 Maj 2019, 10:28 Nga DOSJA
‘Po tani që s’jeni më 4?’, Parodistët e

VLORE- Një ditë pas ndarjes nga jeta të Parodistit të Vlorës, Muhamet Lika, flasin për Dosja.al kolegët e tij më të ngushtë.

Lotët dhe ngashërimat, nuk e lejuan dot Afrim Agalliun që të shprehte me fjalë atë që ndjente për shokun e jetës dhe të skenës.

E njëjta situatë e vështirë ishte edhe për Agron Hemon, dhe Mane Lumani.

“Të lutem mos….të lutem mos…”-thotë Afrim Agalliu mes lotëve, ku një gazetare e pyet, si ndihet tani që Parodistët s’janë më 4.

“Shikoni si po e përjetojnë kolegët. Afrimi s’ka fjalë. Kujtimi i tij është i paharruar. Kishte mbi 40 vite në skenë. Spektatorit do t’i mungojë shumë.”-thotë një artist tjetër i Teatrit të Vlorës.

Sot, aty ku duhet të kishte nisur puna si zakonisht, dëgjohen vetëm psherëtimat e lotëve, dhe të fjalëve që nuk u thanë, kur Muhamet Lika ishte gjallë. Teatri Petro Marko, u pushtua nga dhimbja dhe lotët.

“Të flasësh për Metin si artist, është diçka e pakët me fjalë. Meti ishte gjithçka, si njeri dhe si familjar. Një artist i madh dhe mungesa e tij do të ndihet gjatë në artin vlonjat dhe atë shqiptar. Na duket ende e pabesueshme. Do ngelet në zemrat tona. I paharruar qoftë kujtimi i tij. Ditë shumë e trishtë, humbëm një mik dhe një artist. Familja, por edhe ne miqtë e tij. Iku në një moshë të re, i ka dhënë shumë skenës do të jepte edhe më shumë.”- u shprehën kolegët e tij.

Ditën e djeshme, u nda nga jeta në Itali, parodisti i Vlorës Muhamet Liko. 64-vjeçari me pseudonimin e artit “Meti” vuante prej kohësh nga sëmundja e zemrës, ndërsa ishte për kurim në Itali.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet parodistet e vlores shuhet muhamet lika parodistet e vlores shuhet muhamet lika

Sondazh

Poll