Aktualitet

Zgjedhjet/PD dhe LSI dorëzojnë listat me komisionerë, KQZ: S’i pranojmë. Tensione në Gjirokastër (DEBATET)

31 Maj 2019, 08:55 Nga DOSJA
Zgjedhjet/PD dhe LSI dorëzojnë listat me komisionerë, KQZ:

Tiranë- PD dhe LSI edhe pse nuk marrin pjesë në zgjedhjet e 30 qershorit kanë dorëzuar listat e komisionerëve pranë KZAZ-ve. Disa prej këtyre listave janë pranuar, ndërsa në disa KZAZ  ka pasur debate, si  në Gjirokastër dhe Pogradec pasi nuk janë pranuar. KQZ për këtë situatë është shprehur se është thjesht procedurë  dorëzimi i tyre por nuk do të thotë se ato janë pranuar.

E njëjta situatë ka ndodhur edhe në KZAZ-të në Shkodër, po që listat pas debateve emra te komisionerëve janë pranuar.  Ndërsa në Selenicë, Korçë dhe Orikum janë pranuar listat e komisionerëve të PD-së dhe LSI-së pa debate.

“Ata paguhen nga taskat e popullit por këta nuk janë asnjë në detyrë. Nga sot brenda ligjit kemi ardhur të sjellim listën e komisionerëve por këtu nuk ka asnjë person. Shenjë dalluese nuk ka në derë. Ne kemi ardhur të dorëzojmë listat sepse ne do të zbarojmë ligjin zgjedhor. Ata duan të na fajësojnë dhe në na bëjnë me faj ne.”, u shpreh Krenar Kulla në Shkodër.

Theksojmë se edhe në Gjirokastër ka pasur debate mes kreut të KZAZ-së Roland Skëndit dhe  kreut të PD-së, Dasho Alikos. Ky debat nisi pasi Skëndi theksoi se KQZ  ka marrë vendimin që të mos pranohen komisionerët  e PD-së dhe LSI-së në KZAZ-të në zgjedhjet e 30 qershorit.

Debati në Gjirokastër: 

Skëndo: Është bërë anikimim në Kolegjin Zgjedhor. Nuk jap përgjigje me shkrim pa u konsultuar me KQZ-në. KQZ-ja ka marrë vendim që komisionerët të mos pranohen. Nuk do ju pranojmë listat.

Aliko: Dua përgjigje zyrtare pse nuk pranohen komisionerët.  M’a jep me shkrim që mua nuk mi jep këto. Jam në afat për të dorëzuar listat e komisonerëve.

Skënd0: Ja ta jap tani, ja të flas edhe me KQZ-në.

Aliko: Unë e dua tani.

Skëndo: Ju nuk jemi subjekt  zgjedhor.

Aliko: Këtë nuk vendos ti. Është ora 10:10 dhe jemi brenda afatit. kur të iki afati çfarë do të thoni.

Skëndo: Për këtë vendos KQZ jo unë.

Kujtojmë që Partia Demokratike dhe LSI ankimuan vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për komisionerët në zgjedhje. Ato kanë dorëzuar padinë në Kolegjin Zgjedhor pranë Gjykatës së Apelit Tiranë, ku kërkojnë rrëzimin e vendimit të KQZ-së. (lexo këtu)

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet debatet ne kqz kzaz refuzon komisonerët pd dhe lsi dorëzojnë listat me komisionerë debatet ne kqz kzaz refuzon komisonerët pd dhe lsi dorëzojnë listat me komisionerë

Sondazh

Poll