Aktualitet

Si e fundosi ADN-ja ‘të fortin’ e Myslym Shyrit, vrau ish-policin me 15 plumba

31 Maj 2019, 08:06 Nga DOSJA
Si e fundosi ADN-ja ‘të fortin’ e Myslym Shyrit, vrau

TIRANË– Gjergj Cukali u arrestua për vrasjen e ish-policit Arben Bilali.

Dosja.al mëson se Cukali, i njohur ndryshe si i forti i Myslym Shyrit, u pikas nga ADN-ja që u gjet në mjetin që u përdor për vrasjen e ish-policit.

Mostrat e gjetura në mjetin tip makina “Mercedes Benz CLS” kanë bërë që të zbulohet identiteti i autorit të vrasjes së Arben Bilalit.

Ish-polici Arben Bilali, 50 vjeç u vra me armë zjarri më datë 30 janar. Bilali po zbriste nga një automjet tip “Volkswagen Golf” me targa të huaja dhe po ecte në drejtim të banesës së tij, kur pas tij u afrua një automjet tip “Mercedes Benz S” i zi dhe me targa të falsifikuara dhe e qëlloi 15 herë me breshëri duke e lënë të vdekur në vend.

Autorët u përpoqën ta digjnin makinën bashkë me provat në Mjull të Bathores pasi kryen krimin, por thjesht arritën ta spërkasinin me benzinë.

“Benzi” me targa të vjedhura u gjet dhe u dërgua në laboratorin e Policisë Shkencore, iu nënshtrua një ekzaminimi të detajuar, i cili zbuloi edhe gjurmët e autorëve. 

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet adn-ja fundis cukalin arben bilali arrestohet vrasesi i arben bilalit gjergj cukali i forti i myslym shyrit adn-ja fundis cukalin arben bilali arrestohet vrasesi i arben bilalit gjergj cukali i forti i myslym shyrit

Sondazh

Poll