Aktualitet

Shkrihet gjykata e Kavajës, qytetarët të irrituar: Një krim i paprecedent, pse duhet të sorollatemi deri në Durrës?

31 Maj 2019, 10:11 Nga DOSJA
Shkrihet gjykata e Kavajës, qytetarët të irrituar: Një krim

Kavajë- Qytetarët e Kavajës dhe të Rrogozhinës janë shfaqur të shqetësuar pasi gjykata e Kavajës është shkrirë në një me atë të Durrësit. Ata shprehen se rreth 150 mijë qytetarë do të duhen të shkojnë deri në Durrës nëse kanë proces gjyqësor dhe këtë e quajnë sorollatje. Ata i bëjnë thirrje edhe kryetarit të Bashkisë Isa Sakjes që të jepet një tjetër zgjidhje.

MESAZH SENSIBILIZUES QYTATAR
( pa absolutisht me te voglin,ngjyrim partiak).

Te dashur miqt e mi,te dashur bashkeqytetare,te qytetit tim,Kavaje !

Nje krim i paprecedent,po ndodh,me qytetin tone(ish rrethin Kavaje+Rrogozhine).
Qeveria Shqipetare,ka marre vendimin,qe te shkrije gjykaten e rrethit gjyqesor Kavaje dhe ta bashkoje ate,me gjykaten e rrethit gjyqesor Durres.
Qe do te thote,qe te gjithe qytetaret nga qyteti i Rrogozhines dhe qytataret e Kavajes dhe rrethinat,qe pothuajse,behemi me shume se 150.000 banore,te mos e marrim sherbimin,sic deri me sot,per probleme dhe halle te ndryshme,ne gjykaten tone,por te sorollatemi,sikur dhe per nje vertetim te vetem,ne gjykaten e Durresit.
Gjykata e Kavajes,nder gjykatat,me te vjetra ne Shqiperi,qe ne kohen e Turqise se vjeter,qe dhe sistemi diktatorial,nuk mundi dot qe ta suprimoje,por e la,si aneks te gjykates se Durresit,sot sipas vendimit te Qeverise Shqipetare,do te shkrihet dhe do te bashkohet,me ate te Durresit.
Prandaj,sa me siper,te dashur bashkeqytetaret e mi,miqt e mi,kudo qe ndodheni,kush e quan veten intelektual dhe jo vetem,qytetar i ndershem i qytetit tone,te behemi tok se bashku dhe te ngrejne zerin qytetar,kunder ketij vendimi,diskriminues,per qytetin tone.
I bej thirrje,shume miqesore(sepse jam i bindur,se nuk ka dijeni per kete vendim),kryetarit te bashkise tone,mikut tim,z.Isa Sakja,te ushtroje kompetencat e tij,kaq sa ai ka mundesi,prane Kryeministrit te Shqiperise,per te bere te mundur,qe ky vendim,te shfuqizohet.
I bej thirrje,kandidatit te Partise Socialiste,per kryetar bashkie,ne qytetin e Kavajes,z.Redi Krali,qe te ushtroje dhe shfrytezoje,te gjithe respektin qe Kryeministri ka per te,duke nderhyre tek ai,qe ky vendim,aq diskriminues per qytetin tone,te ndryshohet.
( Ia jap lejen dhe ka besimin,miratimin dhe respektin tim,te gjith atyre,qe e ndjejne qe ta shperndajne kete mesazh sensibilizues,me shpresen e mire,qe vendimi i Qeverise,te ndryshohet).
Ju falenderoj !

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet gjykata durrës gjykata kavajë shkrihet mesazhi i qytetarëve gjykata durrës gjykata kavajë shkrihet mesazhi i qytetarëve

Sondazh

Poll