Aktualitet

Vijon përvetësimi i tokave në Spille, biznesmeni Biba merr mbi 10 dynym tokë publike/ Pyllin e ka kthyer në landfill (Foto)

31 Maj 2019, 09:54 Nga DOSJA
Vijon përvetësimi i tokave në Spille, biznesmeni Biba merr mbi 10

KAVAJË– Vijon përvetësimi i tokave në plazhin e Spillesë ku është i përfshirë biznesmeni Branush Biba, pronari i firmës “Biba X”, e cila u shpall fituese për ndërtimin e lotit të parë të “Unazës së Madhe” në zonën e “Astirit”. 

Edhe pse kryeministri Edi Rama është shprehur se nuk do të lejohet betonizimi i Spillesë, burime për Dosja.al theksojnë se Biba deri më tani ka shkulur dhe ka groposur 200 pisha duke përvetësuar mbi 10 dynym tokë publike edhe pse lejen e ka vetëm për 60 metra katrorë, në mënyrë që të krijojë hapësirë për lokalin e tij “Sunshine”.

Madje siç e shikoni edhe nga fotot, në mes të pyllit të Spillesë biznesmeni hedh plehrat duke e kthyer këtë zonë në një landfill.

Banorët e zonës tregojnë se edhe pse policia ka mbajtur procesvebale, biznesmeni vijon të punojë i qetë, tashmë prej 2 muajsh.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet betonizimi i plazhit te spillese branush biba shkulja e pishave spille betonizimi i plazhit te spillese branush biba shkulja e pishave spille

Sondazh

Poll