Aktualitet

27 Korrik 2021, 07:49 Nga DOSJA

SHIJAK– Gjatë 24 orëve të fundit policia e Durrësit ka zhvilluar disa aksione ku në pranga kanë rënë dy shtetas.

Shërbimet e komisariatit të Shijakut ka vënë në pranganjë 30-vjeçar me inicalet O.K pasi kishte shndërruar lokalin e tij në ambjent të lojërave të fatit. Ndërkohë polica e Manzës ka vënë në pranga 18-vjeçarin E.H i cili drejtonte mjetin pa leje drejtimi.

Njoftimi i policisë së Durrësit:

Vijon puna nga strukturat e DVP Durrës dhe të Komisariateve në varësi, për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Shërbimet e Komisariat të Policisë Shijak, në zbatim të planit operacional të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit “Për kontrollin e territorit, identifikimin, dokumentimin, parandalimin dhe goditjen e aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit”, kanë arrestuar në flagrancë për veprat penale “Fshehja e të ardhurave”, “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”, shtetasin O. K., 30 vjeç, banues në Shijak.

Gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e lokalit në pronësi të tij është konstatuar se ushtronte aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 laptop dhe 1 kompjuter.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Manzë proceduan penalisht shtetasin A. V., 43 vjeç, banues në Ishëm, Durrës, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë duke transportuar me automjet, 2 m3 lëndë drusore, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin E. H., 18 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua duke drejtuar mjetin tip “Audi”, pa leje drejtimi.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 18-vjeçari në durrës arrestohet 30 vjecari ne shija arrestohet 18-vjeçari në durrës arrestohet 30 vjecari ne shija

Sondazh

Poll