Aktualitet

Hodhi dy granata në lumë kur ishte i dehur, Policia i zbulon të tjera në banesë, pranga 49-vjeçarit

27 Korrik 2021, 09:01 Nga DOSJA
Hodhi dy granata në lumë kur ishte i dehur, Policia i zbulon të

GJIROKASTËR– Një sasi lëndësh eksplozive i janë zbuluar një 49-vjeçari në fshatin Fushëbardhë në Gjirokastër. I arrestuari me iniciale A.Sh. hodhi dy granata në lumë dje në mbrëmje, por fatmirësisht nga shpërthimi nuk pati të lënduar në njerëz. Gjatë kontrollit në banesën e 49-vjeçarit, u gjetën dhe sekuestruan 6 granata, ndezësa dhe 5 kallëpe tritoli.

NJOFTIMI I PLOTË:

Arrestohet një shtetas një shtetas për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit.” Sekuestrohen granata, ndezëza dhe kallëpe tritoli. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin A. Sh., 49 vjeç, banues në fshatin Fushbardhë, Gjirokastër. Shtetasi A. Sh. mesnatën e datës 26.07.2021, në gjendje të dehur ka hedhur në lumë dy granata. Menjëherë pas marrjes së njoftimit shërbimet e policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë bërë neutralizimin dhe prangosjen e shtetasit A. Sh. Nga kontrolli që është ushtruar në banesë u gjetën 6 granata, ndezësa dhe 5 kallëpe tritoli. Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet gjirokaster gjirokaster

Sondazh

Poll

Aktualitet 27 Korrik 2021, 08:01

TIRANË– Gazetari Elton Qyno ka zbuluar origjinën e vërtetë të të ashtuquajturit “Escobari i Lushnjes”, Agim Çerma. Ky i fundit u prangos nga DEA ame...

Aktualitet 27 Korrik 2021, 07:49

SHIJAK– Gjatë 24 orëve të fundit policia e Durrësit ka zhvilluar disa aksione ku në pranga kanë rënë dy shtetas.Shërbimet e komisariatit të Shijakut ka vënë në ...