Aktualitet

Plagosi një person me mjet prerës, arrestohet 34-vjeçari në Elbasan

27 Korrik 2021, 07:27 Nga DOSJA
Plagosi një person me mjet prerës, arrestohet 34-vjeçari

ELBASAN-Një 49-vjeçar është plagosur mbrëmjen e djeshme në Elbasan si pasojë e një konflikti mes dy personash në lagjen “Emin Matraxhiu”.

Autori i ngjarjes është 34-vjeçari me iniciale G.V, i cili u arrestua në flagrancë veprën penale “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë”.

Njoftimi i policisë

Plagosi me mjet prerës një shtetas, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kapet dhe arrestohet autori i dyshuar i ngjarjes. Më datë 26.07.2021, Policia ka marrë njoftim se në lagjen “Emin Matraxhiu”, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi G. V., 34 vjeç, kishte plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin A. K., 49 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë, falë vlerësimit në kohë të informacionit, shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes, ku bënë të mundur kapjen dhe shoqërimin në Komisariat të autorit të dyshuar të ngjarjes. Në përfundim të veprimeve, shtetasi G. V., 34 vjeç, u arrestua në flagrancë për veprën penale “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet elbasan plagosje ne elbasan elbasan plagosje ne elbasan

Sondazh

Poll