Aktualitet

Ju gjetën kubikë me kanabis, arrestohet 60-vjeçari i cili ishte shpallur në kërkim, pak ditë pas ndalimit të bashkëshort

27 Korrik 2021, 07:19 Nga DOSJA
Ju gjetën kubikë me kanabis, arrestohet 60-vjeçari i cili ishte

SKRAPAR– Policia e Skraparit vijoi aksionin e ndërmarrë pak ditë më parë për kultimivim e lëndëve narkotike ku ka vënë në pranga 60-vjeçarin me inicialet M.M.

Pak ditë më parë në pranga kishin rën bashëshortja dhe djali i 60-vjeçarit ndërkohë që ky i fundit ishte shpallur në kërkim.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Skrapar, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë organizuar punën për kapjen e tij. Si rezultat kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e shtetasit:

M.M, 60 vjeç, banues në fshatin Dobrenjë, Skrapar.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi shërbimet e Policisë, më datë 22.07.2021, gjatë kontrollit në banesën e tij dhe në pyllin në afërsi të saj, kanë gjetur kubikë me fidanë të dyshuar cannabis sativa dhe dy krehra me fishekë. Për këtë rast, më datë 23.07.2021, janë arrestuar në flagrancë bashkëshortja e shtetasit M. M. dhe djali i tyre, shtetasi Q. M. (bashkëpunëtorë).

 

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestime në skrapar kultivim kanabis arrestime në skrapar kultivim kanabis

Sondazh

Poll