Aktualitet

Kanosi një familje duke qëlluar me armë zjarri në ajër pranë banesës së tyre, arrestohet në flagrancë 23-vjeçari (EMR

27 Korrik 2021, 07:29 Nga DOSJA
Kanosi një familje duke qëlluar me armë zjarri në ajër

KURBIN– Një 23-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Matit pasi kanosi një familje duke qëlluar me armë zjarri pranë banesës së tyre.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, pas një telefonate në Sallën Operative, se në fshatin Adriatik, se një shtetas po qëllonte me armë zjarri, kanë shkuar në vendngjarje duke parandaluar ngjarjen e mundshme kriminale dhe si provë materiale kanv sekuestruar armën e zjarrit tip automatik.

Punonjësit e Policisë kanë bërë të mundur neutralizimin dhe prangosjen e shtetasit Daniel Gjeloshi, i cili për motive të dobëta ka kanosur shtetasit P. N. dhe V. N. (bashkëshortë), banues në Adriatik, Kurbin, duke gjuajtur në ajër me armë zjarri automatik, në afërsi të banesës së tyre.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin u arrestua në flagrancë shtetasi D. Gj., 23 vjeç, banues në Lezhë.

U sekuestrua në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit automatik me një krehër me 24 fishekë.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” dhe “Kanosja”.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet daniel gjeloshi kanosje me arme arrestohet daniel gjeloshi kanosje me arme

Sondazh

Poll