Aktualitet

Nuk ”iu pëlqen” burgu/ Zyrtarët e Ministrisë së Brendshme, të arrestuarit për tenderat e uniformave do të dalin përp

27 Korrik 2021, 07:05 Nga DOSJA
Nuk ”iu pëlqen” burgu/ Zyrtarët e Ministrisë së

TIRANË-Edlira Naqellari dhe 8 te hetuarit e tjerë për tenderin abuziv, me uniformat e Policisë së Shtetit do të dalin para Gjykatës së Posaçme të Apelit në 30 korrik. Zyrtarët kanë apeluar masat e sigurisë lënë në fuqi në Shkallë të Parë, duke kërkuar zbutjen e tyre me pretendimin se nuk ka kushte të mjaftueshme ligjore për t’i mbajtur në burg.

9 zyrtarë të Ministrisë së Brendshme kanë apeluar masat e sigurisë të lëna në fuqi dhe kanë kërkuar zbutje të tyre. Ata akuzohen nga SPAK për shkelje te barazisë në tenderin e Uniformave, pasi ka dyshime për shkelje të rënda në tenderin prej 2.8 miliardë lekë.

Prokuroria e Posaçme gjatë hetimeve ka konstatuar shkelje të rregullave të prokurorimit publik, të bërë nga anëtarët e Njesisë së Prokurorimit dhe anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave. 

Janë arrestuar me burg Edlira Naqellari, Flutura Çekrezi, Fatmir Demneri, Mariglen Buzali, Kreshnik Bejkaj, Ani Omuri, Gëzim Mingaj ndërsa Anisa Bogdani është lënë në arrest shtëpie. E vetmja që do të vijojë që të hetohet jashtë qelisë, pra në masën e sigurisë “arrest shtëpie” është Anisa Bogdani me argumentin se duhet të kujdeset për fëmijën e mitur.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet spak ne ministri tenderi i uniformave te policise spak ne ministri tenderi i uniformave te policise

Sondazh

Poll