Aktualitet

AKSIONI i SPAK tek Kadastra! Zbulohet “PREMTIMI” që fundosi zyrtarët, votat pro pushtetit konvertoheshin në legal

27 Korrik 2021, 06:21 Nga DOSJA
AKSIONI i SPAK tek Kadastra! Zbulohet “PREMTIMI” që fundosi

TIRANË– Gazmend Canaj, Admir Burri dhe Neritan Bablusha, u vunë në pranga nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar gjatë një operacioni të zhvilluar në Kadastrën e Tiranës.

Dosja.al ka mësuar detaje të tjera lidhur me prangosjen e tyre dhe “mënyrën” sesi janë zbuluar nga prokurorët të prangosurit e Kadastrës. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se të arrestuarit kanë rënë në rrjetë gjatë kohësh kur hetohej për falsifikimin e votave.

Canaj, Burri dhe Bablusha, përkatësisht dy sekretarë që kanë luajtur rolin e ndërmjetësit dhe zyrtari, janë lënë në masën “arrest me burg”, pasi akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë falsifikuar dokumente për të tjetërsuar prona. Në vijim të hetimeve është zbuluar se Bablusha premtonte legalizime në këmbim të votave.

Përveç të arrestuave, ka edhe të ndëshkuar të tjerë. Panol At-Nikolla, 3me detyrë punonjës i Drejtorisë Vendore të ASHK Tiranë Rurale 2, është pezulluar nga detyra pasi akuzohet për të njëjtat vepra penale, ndërsa nën hetim për korrupsion janë vendosur: B.H 59 vjeç dhe G.B 58 vjeç. Ndërsa në kërkim është shpallur, një person i identifikuar deri më tani si I.A, për të cilin nuk është bërë me dije as posti.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet admir burri gazmend canaj neritan bablusha spak ne hipoteken e tiranes admir burri gazmend canaj neritan bablusha spak ne hipoteken e tiranes

Sondazh

Poll