Politike

Raporti i OSBE-së: Më 25 prill pati pretendime të shumta për blerje masive votash!

26 Korrik 2021, 18:38 Nga DOSJA
Raporti i OSBE-së: Më 25 prill pati pretendime të shumta për

TIRANË- OSBE/ODIHR ka publikuar ditën e sotme raportin përfundimar të zgjedhjeve të 25 prillit në vend. OSBE shkruan se në raportin e publikuar se, në 25 prill pati shumë pretendime për shit-blerje të votës, për të cilat u hapën një numër hetimesh. Më poshtë në raport shkruhet se në disa qendra votimi dhe numërimi, procesi ishte i qetë dhe transparent.

Pjesë nga raporti:

Pretendimet për blerjen e votave nga partitë politike ishin të shumta gjatë fushatës dhe një numër i lartë hetimesh u hapën për këtë çështje. Në një numër të kufizuar të qendrave të votimit dhe numërimeve të vëzhguara, procesi ishte kryesisht transparent dhe i qetë.

Zgjedhjet parlamentare u mbajtën pas një marrëveshje politike përparimi të arritur në qershor 2020, e cila u pasua nga reforma zgjedhore. Zgjedhjet u zhvilluan në sfondin e vazhdimit bisedimet e pranimit me Bashkimin Evropian.

LAJM KRYESOR: OSBE: PS presionoi qytetarët, përdori paratë e tërmetit, administratën dhe patronaxhistët për vota. PD ngriti SMV-të, Meta bëri fushatë. Nuk pati transparencë, ku e kishin burimin fondet? Gjuhë seksiste

(I.A;f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike raporti i osbe per 25 prillin raporti i osbe per 25 prillin

Sondazh

Poll