Politike

Dëshmoi në SPAK, Petro Koçi: Jam politikan dhe e ndjej që bota e krimit në Fier ka lidhje, në zgjedhjet e fundit ndikoi te

26 Korrik 2021, 09:52 Nga DOSJA
Dëshmoi në SPAK, Petro Koçi: Jam politikan dhe e ndjej që

TIRANË- Deputeti i zgjedhur i Partisë Socialiste, Petro Koçi, vijoi me deklaratat e forta pas deponimit që bëri në Strukturën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Jashtë dyerve të SPAK, ku dha sot llogari për deklaratën e tij se trafikantët e kriminelët po fusin duart te tenderat në Fier, duke shtuar se “bota e krimit” është goxha e konsoliduar dhe ka pastruar paratë. Ai shtoi se në zgjedhjet e fundit, LSI ka qenë partia, e cila kishte marrëdhënie të forta me botën e krimit në Fier, duke ndikuar edhe në rezultatin e zgjedhjeve.


DEKLARATA E PLOTË:

Petro Koçi: Deri më tani SPAK na ka dhënë shumë raste në luftën ndaj elementëve të korruptuar. Ka nevojë për një reagim më të fortë. Duart e krimit janë përfaqësues të botë së krimit. Në Fier ëshët goxha e konsoliduar që ka pastruar para në industrinë e… Unë jam një nga politikanët që kam guxuar dhe kam bërë kallëzime penale. Denoncova një gjyqtar për një shkarkim nga puna. Mesa di u shkarkua.

A mund të flasim për emra kriminelësh?

Petro Koçi: Bota e krimit në Fier është influente, në qark ka nevojë për më shumë pastërti në veprimtarinë publike. Ju e dini që bota e krimit në Fier ka pasur lidhje me politikën, në marrëdhënie në LSI ka ndikuar në zgjedhje. Kështu që… I kam denoncuar konkretisht, kam vullnet të palëkundur edhe si individ për të denoncuar. Nuk zëvëndësoj organet e tjera. Qëndrimet e mia nuk janë për të larë hesapet për asnjë politikan. Ne duhet të lajmë hesapet me botën e krimit. Nuk duhet të lejojmë që të kenë influencë.

Kush është kërcënuar?

Petro Koçi: Jam i bindur nga marrëdhëniet që kam me elektoratit. Shumica nuk e ka mirëpritur deklaratën time, çka do të thotë që është e vërtetë. Është vullnet i palëkundur. Ka zyrtarë që janë lodhur në zyra dhe i janë përulur presionit të krimit. Media ka bërë shumë akuza pas deklaratave të mija.

Do hapni kuti të zezë?

Petro Koçi: Do të luftoj që jeta publike të jetë sa më e pastër. Kam bërë kallëzime dhe për administatën, edhe për ata të PS-së. Unë jam shumë i qartë. Unë jam denoncues politik dhe publik.

Keni frikë nga krimi që nuk përmendi emra?

Petro Koçi: Kam dëshmuar se kam kallëzuar penalisht subjekte të ndryshme. Unë nuk jam as prokuror, as gjyqtar, por kam përvojë si ish-ministër. Për ato që fola, jam i bindur se janë të gjitha të vërteta. Unë nuk kam dokumenta që të kem emra. Nisem nga komunikimet që kam pasur me qytetarët. Edhe në Fier, SPAK është i lirë që të veprojë ndaj kujtdo.

LAJMI KRYESOR: Foli për MAFIA dhe SHTET! Petro Koçi dëshmon për 45 minuta në SPAK: Bota e krimit në Fier në marrëdhënie me LSI, ndikuan në zgjedhjet e fundit

(k.m.dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike mafia ne fier petro koçi mafia ne fier petro koçi

Sondazh

Poll