Emërimi i Kalajas në Gjykatën e Lartë, Yuri Kim: Hap i rëndësishëm në zbatimin e Reformës në Drejtësi
26 Korrik 2021, 17:33Nga DOSJA
TIRANË- Ambasadorja amerikanë në vendin tonë, Yuri Kim ka përgëzuar emërimin e gjyqtarit të tetë të Gjykatës së Lartë, Artur Kalaja, duke e konsideruar atë si një hap i rëndësishëm drejt Reformës në Drejtësi. Në një postim në Twitter, Kim shkruan se me emërimin e Kalajas do të vijë edhe emërimi i gjyqtarit të 9-të dhe të 10-të në këtë Gjykatë. Kim gjithashtu shkroi se sapo të caktohen gjyqtari i 10-të, Gjykata e Lartë do të ketë mundësi të caktojë 3 gjyqtarë të tjerë në Gjykatën Kushtetuese.
Postimi i Plotë:
Hap i rëndësishëm për zbatimin e Reformës në Drejtësi: Gjyqtari i 8-të emërohet në Gjykatën e Lartë, me të 9-in që do të vijë së shpejti. Sapo të caktohet dhe gjyqtari i 10-të, Gjykata e Lartë do të ketë kuorumin për të caktuar 3 gjyqtarë të tjerë në Gjykatën Kushtetuese. Faleminderit Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Presidencës për realizimin e kësaj.
Important step forward for implementation of Justice Reform: 8th judge appointed to High Ct, with 9th to come soon. Once 10th is appointed, High Ct will have quorum to appoint 3 more judges to Constitutional Ct. Thanks to High Judicial Council & Presidency for making this happen.
TIRANË– Djali i filantropit George Soros, Alex ka vizituar Shqipërinë. Përmes një postimi në rrjetet sociale Alex Soros ka bërë me dije se është kthy...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka dekretuar sot shpalljen e tre ligjeve. Konkretisht, në njoftimin e Presidencës bëhet me dije se Meta ka dekretuar lig...
TIRANË– Gazetari Klodian Tomorri ka komentuar denoncimet e bëra nga vetë socialistët së fundmi, në lidhje me tenderat dhe ndërtimet pa kriter në Tiranë. Në...
TIRANË– Ministrja e Marrëdhënieve me Parlamentin, Elisa Spiropali ka folur për kabinetit qeverisës për mandatin e tretë të kryeministrit Edi Rama. E ...
TIRANË– Zv.kryeministri Erion Braçe ka denoncuar në Facebook zhurmën e tmerrshme që shkaktojnë betonieret dhe mjetet e tjera të ndërtimit që po puno...
TIRANË– Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka bërë bilacin e vaksinave të përdorura nga qytetarët në javën që lamë pas, e cila përfshiu edh...
TIRANË– Deputeti i zgjedhur i Partisë Socialiste, Petro Koçi ka dëshmuar sot për 45 minuta para prokurorit Vladimir Mara, lidhur me akuzat e tij për...