Politike

Tendera në duart e krimit dhe ndërtimet, Tomorri krahason denoncimet e Petro Koçit e Erion Braçes me skeçin e Koço Devoles

26 Korrik 2021, 13:49 Nga DOSJA
Tendera në duart e krimit dhe ndërtimet, Tomorri krahason denoncimet e

TIRANË– Gazetari Klodian Tomorri ka komentuar denoncimet e bëra nga vetë socialistët së fundmi, në lidhje me tenderat dhe ndërtimet pa kriter në Tiranë.

Në një status në Facebook, Tomorri shkruan se deputeti i zgjedhur Petro Koçi ankohet se financat publike në Fier janë në duart e krimit, ndërsa zëvendëskryeministri Erion Braçe ankohet se nuk mund të flejë dot gjumë për shkak të betoniereve.

Këto denoncime gazetari Tomorri i krahason me një skeç me Koço Devolen, kur bie tek puseta. “Ne presim nga segmentet, por segmentet paskan rënë vet brenda,”- shton me humor Tomorri.

Statusi i plotë:

Kjo është gallatë e madhe! Fieri ka që në kohen e Ismail Qemalit, që qeveriset nga socialistet. Nga kryetari i qarkut deri tek kryepleqtë e fshatrave. Këto 100 vitet e fundit të gjithë kanë qenë socialiste. Dmth i djathti i fundit me pushtet aty duhet të ketë qenë ndonjë xhandar i Zogut. Por Petro Koçi ankohet se financat publike në Fier janë në duart e krimit.

Rama ka 8 vjet që qeveris me pushtet absolut në Shqipëri. Dmth ky i cakton vet ku do kalojë rruga, me ca ngjyre do lyhen pallatet, ku do bëhet porti, si do jetë aeroporti. Të gjitha. Por ankohet se këtu vidhet shumë me tenderat. Zv/kryeministri është numri dy i qeverisë. Por ankohet se nuk e lëne të flejë gjumë betonierët e Lalit. Ka qene një skeç me Koço Devolen e madh, kur bie tek puseta. Ne presim nga segmentet, por segmentet paskan rënë vet brenda.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike erion bracce klodian tomorri petro koçi erion bracce klodian tomorri petro koçi

Sondazh

Poll