Politike

“Kujt i ankohesh, ti je shteti”/ Komentuesit masakrojnë Erjon Braçen për denoncimin nga dritarja e shtëpisë, JUSTIFIKOH

26 Korrik 2021, 10:43 Nga DOSJA
“Kujt i ankohesh, ti je shteti”/ Komentuesit masakrojnë Erjon

TIRANË– Zv.kryeministri Erion Braçe ka denoncuar në Facebook zhurmën e tmerrshme që shkaktojnë betonieret dhe mjetet e tjera të ndërtimit që po punojnë për ngritjen e një pallati përballë atij ku jeton socialisti. Me disa video të postuara njëra pas tjetrës në profilin e tij, Braçe ka raportuar edhe orarin e punimeve dhe gjithë zhurmën e shkaktuar, duke u bërë viral me komentet që ka shkëmbyer me ndjekësit e tij në rrjetet sociale.

KOMENTET ndaj Braçes:

Komentuesja: Hahahaha po mire çfare pret, të të qajme hallin?! Këtu kemi zgjedhur te jetojme, e ketu do vuajme bashkarisht. Ndryshimi i vetem eshte se VKM-te i firmos ti dhe jo ne

Komenti: Te gjithe komentojne ketu, e ben shteti, e ben ti, e bejne bashkia. Si nuk morrem kurre pergjegjesi vete ?

Komenti: Me fal mund ta dimë nga kush pret ta zgjidhë këtë problem, që është vërtet problem i madh. Kur nuk e zgjidh dot ti që ke gjysmën e vulës imagjino populli që s’ka asgjë ne dorë. Të vetmen armë populli ka votën. Pret ta zgjidhë me votë? I bie tju heq juve se mesazh tjetër nuk përcjell ky postimi juaj.

Për të gjithë ata që i janë kundërvënë në rrjetet sociale, socialisti ka shpjeguar se nuk ka dashur që ta zgjidhë çështjen si pushtetar, por si një qytetar i thjeshtë.

“Vertete mendoni se ky “halli im” nuk zgjidhet me nje telefon te drejtori? Ju siguroj une qe e zgjidh, por nuk dua! Nuk dua sepse ky nuk eshte nje hall personal por KULTURE MIZERABEL E NJE GRUSHTI KAPITALISTESH BANALE NE KETE VEND! Kjo duhet shembur, kjo kulture; KJO KULTURE NUK SHEMBET ME NJE TELEFON TIMIN TEK DREJTORI, HARROJENI!,”-shkruan ai në një postim.

(k.m.dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike erion brace erion brace

Sondazh

Poll