Bota

FOTO/ Italia nën ‘pushtetin’ e breshërit dhe stuhisë, shemben ndërtesa dhe shkatërrohen makina në autostradë

26 Korrik 2021, 18:30 Nga DOSJA
FOTO/ Italia nën ‘pushtetin’ e breshërit dhe stuhisë,

ITALI– Moti i keq vazhdon dhe pasditen e sotme në Italinë Veriore, ku në disa qytete ka patur stuhi dhe breshër.

Qyteti i Milanos është goditur nga reshjet ku në Rozano një vinç u shemb në çatinë e një ndërtese për shkak të shiut dhe erërave të forta. 24 familje u evakuuan nga ndërtesa ku fatmirësisht nuk u raportua për asnjë të lënduar.

Sipas mediave italiane, Departamenti i Mbrojtjes Civile ka lëshuar një alarm të ri për motin i cili ende parashikon reshje të dendura shiu, të cilat në nivel lokal mund të jenë gjithashtu shumë intensive dhe të shoqërohen me breshër, rrufe dhe erëra të forta, sidomos në Piemonte, Lombardi, Veneto, Liguria, Emilia-Romagna dhe Toskanën e sipërme.

Departamenti gjithashtu vlerësoi një alarm portokalli në pjesën më të madhe të Lombardisë për nesër, e martë 27 korrik. Moti i keq goditi gjithashtu zonën në  jug të Parmës dhe zonën e poshtme të Modenës. Tre lëndime u regjistruan në komunën e Noviut, dy prej u goditën nga rrëzimi i një peme teksa udhëtonin me furgon.

Breshëri dëmtoi dhjetëra makina edhe në autostradën midis Parmës dhe Piacenzës, ku shumë automjete ndaluan duke krijuar rradhë të gjata.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota moti i keq ne itali permbytje ne itali moti i keq ne itali permbytje ne itali

Sondazh

Poll