Bota

Ministri i brendshëm flet për situatën në Kroaci, Sveçla: 26 bashkëqytetarë do të dalin sot nga spitali

26 Korrik 2021, 17:37 Nga DOSJA
Ministri i brendshëm flet për situatën në Kroaci,

KROACI- Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Svecla, ka bërë të ditur se pacientët e plagosur në spitalin e Slavonski Brod në Kroaci po marrin trajtimin e nevojshëm.

Svecla, i cili ndodhet në Kroaci, tha se 26 pacientë pritet të dalin sot nga spitali.

Pas takimit me prefektin e Qarkut  të Sllavonska Pozhegës, Danijel Marushiq, drejtorin e Spitalit dr. Samargjiq dhe drejtorin e Policisë së Sllavonska Pozhegës Antun Valiq nga të cilët u njoftuam në detaje mbi të gjitha informatat e nevojshme sidomos mbi gjendjen e pacientëve, vazhduam me vizitën në spitalin e qytetit ku takuam gjithë pacientët e shtrirë aty. Të inkurajuar me përmirësimin e gjendjes së tyre pasi vërehej përkujdesje maksimale e gjithë stafit mjekësorë, kuptuam se tashmë 26 bashkëqytetarë tanë gjatë ditës lirohen nga spitali. Nga 16 pacientë të lënduar më rëndë për të cilët trajtimi spitalior vazhdon, dy janë në kujdes intenziv me njërin nga ta në gjendje stabile”, ka shkruar ai.

Ai ka shtuar shtuar se po punohet për rikthimin e bashkëatdhetarëve nga spitali si dhe kthimin e kufomave tek familjet e tyre.

Tashmë po punohet për kthimin e bashkatdhetarëve të liruar nga spitali si dhe kthimin e kufomave te familjet e tyre, në vend të tyre. Edhe njëherë duhet falemnderuar shtetin kroat e gjithë zyrtarët e angazhuar për përkujdesjen shembullore në këtë tragjedi”, përfundoi ai.

Lajmi kryesor/Kosova sot zgjohet në zi! Tragjedia në Kroaci, identifikohen 9 nga viktimat, fatmirësisht bilanci nuk thellohet gjatë natës! DËSHMIA e shoferit: Më zuri gjumi

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora rrezohet autobusi kosovar ne kroaci tragjedi ne kroaci xhelal sveçla rrezohet autobusi kosovar ne kroaci tragjedi ne kroaci xhelal sveçla

Sondazh

Poll