‘Kjo tragjedi do të na përcjellë gjithë jetën’, kompania ‘Deva Tours’ del me komunikatë pas aksidentit të
26 Korrik 2021, 16:13Nga DOSJA
KOSOVË– Kompania Deva Tours ka reaguar sërish pas aksidentit tragjik që ndodhi dje në Kroaci, ku 10 persona mbetën të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të lënduar.
Në një komunikatë për media, ata kanë shkruar se po përjetojnë çdo sekondë të tragjedisë së djeshme me trishtim dhe dhimbje të madhe dhe kjo “do ti përcjellë gjatë gjithë jetës”.
Njoftimi i plotë:
“Është e vështirë të gjinden mendimet dhe fjalët racionale për t’a përshkruar peshën e dhimbjes që secili nga ne po e bart mbi supe. Bashkendjejmë sot me secilin prej jush me ndjenjat më të sinqerta të dhembshurisë pasi që ata ishin edhe vëllezërit dhe motrat tona me të cilët kemi bashkëudhëtuar shumë herë”, thonë nga kjo kompani.
Si gjithmonë, jemi përpjekur të jemi maksimalisht në krye të detyrës dhe shërbimit sa më të mirë për bashkatdhetarët tonë. Por, fatkeqësisht kjo tragjedi na preu rrugën dhe na mori me vete më të dashurit, dhe poashtu edhe kolegun tonë shembullor Naserin i cili la gjurmë të pashlyeshme në kujtesën tonë si njeri i mire, puntor i zellshëm dhe i kompletuar. Pranoni edhe një herë ngushëllimet tona më të sinqerta! Duke ju falënderuar organeve të shtetit Kroat dhe Kosovar për gatishmërinë e treguar, mbesim të hapur dhe me besimin e plotë që do të zbardhet çdo rrethanë rreth kësaj ngjarje. Me mendje, zemër dhe lutje do të jemi çdo moment me të lënduarit të cilëve ju dëshirojmë shërim sa më të shpejtë dhe t’i kthehen familjeve të tyre”.
KROACI-Shoferi i autobusit i identifikuar si D.L që shkaktoi dje aksidentin tragjik në Kroaci është dërguar sot në pranga në prokurorinë e Kroacisë. Ai u mor në...
IRAN- Protesta të shumta kanë nisur në Iran për shkak të mungesës së ujit. BBC shkruan se protestat e shumta po ndodhin në provincën e Khuzestan, ku mungesat e ...
KOSOVË– Sevdail Rrustemi, 46-vjeçar, nga Pakashtica e Podujevës mbeti i vdekur në aksidentin tragjik që ndodhi dje në Kroaci.Së bashku me të udhëton...
KOSOVË– Një aksident fatal ka ndodhur sot rreth orës 11:00, në rrugën rajonale Mitrovicë-Pejë pranë fshatit Qubrel.Fatkeqësisht nga aksidenti ku një ...
KOSOVË– Në 24 orët e fundit në Kosovë janë shënuar 14 raste pozitive dhe fatmirësisht asnjë viktimë nga Covid-19.Të dhënat janë publikuar nga Ministr...
“Gjatë Luftës së Ftohtë e dinim se kush ishim. Sot Perëndimi është i mefshtë”.Intervistë me politologun Andrew Michta.“Në Kinë po ndodh diçka që bota nuk...
KONGO– Një student në Kongo është qëlluar për vdekje nga poicia. Mediat e huaja raportojnë se polici e qëlloi me armë, teksa Honore Shama po filmonte një ...
Vaksinimi i përzier kundër koronavirusit, së pari me vaksinën AstraZeneca, pastaj me Pfizer/BioNTech, rrit nivelin e antitrupave neutralizues për gjashtë herë, ...