Bota

Me pranga në duar/ Shoferi që shkaktoi aksidentin tragjik në Kroaci dërgohet në prokurori, rezulton i arrestuar më parë p

26 Korrik 2021, 13:07 Nga DOSJA
Me pranga në duar/ Shoferi që shkaktoi aksidentin tragjik në

KROACI-Shoferi i autobusit i identifikuar si D.L që shkaktoi dje aksidentin tragjik në Kroaci është dërguar sot në pranga në prokurorinë e Kroacisë. Ai u mor në pyetje në Zyrën e Prokurorit të Shtetit ku do vendoset për rrjedhën e mëtejshme të procedurave.

Sipas mediave kroate, atij i është caktuar një avokat, sipas detyrës zyrtare, dhe ai është mbrojtur në heshtje, ka thënë zëvendës-Prokurori i Shtetit për qarkun në Sllavonski Brod, Franjo Kopuniq.

Pra, do të vendoset nëse do të lirohet apo do të mbetet në paraburgim. Pamjet e publikuara nga mediat kroate, tregojnë momentin kur shoferit del nga vetura e policisë kroate dhe drejtohet për tek prokurori.

Bazuar në ligjet kroate, për shkaktim të një aksidenti rrugor me pasojë humbje jete, dënimi maksimal është deri në 15 vite burg.

Ndërkohë sipas mediave kosovare, kjo nuk është hera e parë që D.L bie në prangat e policisë pasi në 2017 ai është arrestuar nga Policia Kufitare e Shqipërisë me 20 kg kanabis.

Lajm kryesor: Kosova sot zgjohet në zi! Tragjedia në Kroaci, identifikohen 9 nga viktimat, fatmirësisht bilanci nuk thellohet gjatë natës

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora naser sylmetajt rrezohet autobusi kosovar ne kroaci tragjedi ne kroaci naser sylmetajt rrezohet autobusi kosovar ne kroaci tragjedi ne kroaci

Sondazh

Poll