Bota

Aksidenti tragjik në Kroaci, Latifi: 10 trupat e pajetë mund të mbërrijnë nesër në Kosovë

26 Korrik 2021, 16:26 Nga DOSJA
Aksidenti tragjik në Kroaci, Latifi: 10 trupat e pajetë mund të

KOSOVË– Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, i cili ndodhet në Kroaci për t’ju gjendur pranë bashkëatdhetarëve të cilët ndodhen në spital pas aksidentit tragjik, tha se 26 persona kanë dalë nga spitali.

Gjatë një interviste për T7, ai tha se kthimi i trupave të pajetë do të bëhet në mënyrë të organizuar dhe mund të kthehen në Kosovë gjatë ditës së nesërme.

Besoj se kthimi do të jetë i organizuar, besoj se nesër mund të bëhet kthimi, të bëhet një transport në mënyrë të organizuar. Ndoshta nesër në mbrëmjë mund të arrijnë trupat e pajetë”,-tha Latifi.

Kryetari i Rahovecit dha detaje nga Kroacia dhe për gjendjen e të lënduarve në aksidentin e djeshëm tragjik.

26 sapo janë liruar nga spitali, ka fillu të stabilizohet, ka përmirësime të gjendjes së të lënduarve, 15 janë ende të shtrirë, shpresojmë që nesër mund të lirohen pjesa më e madhe e tyre. Ndërsa, 2 pacientë janë me lëndime me serioze, por gjendja e tyre është stabile..Falënderoj drejtorin e spitalit dhe stafin, duke shtuar se është organizim efikas e funskional. Asnjë pacient s’ka ndërruar jetë kur ka arritur në spital. Të lënduarit janë nga komuna të ndryshme të Kosovës, si nga Malisheva, Peja, Rahoveci, Deçani etj”, tha ai.

Lajmi kryesor/ Kosova sot zgjohet në zi! Tragjedia në Kroaci, identifikohen 8 nga viktimat, fatmirësisht bilanci nuk thellohet gjatë natës

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora rrezohet autobuzi kosovar ne kroaci smajl latifi tragjedi ne kroaci rrezohet autobuzi kosovar ne kroaci smajl latifi tragjedi ne kroaci

Sondazh

Poll