Politike

Kur do të kapet “peshku i madh”? Ambasadorja e SHBA: Unë nuk jam peshkatare! Është koha që të vazhdojmë përpara me r

25 Korrik 2021, 11:13 Nga DOSJA
Kur do të kapet “peshku i madh”? Ambasadorja e SHBA: Unë

TIRANË– Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, ka marrë pjesë në aktivitetin “Mik” festival, në Pustec, tha se reforma në drejtësi ka ecur përpara dhe nuk duhet të ndalet.  Në një deklaratë për mediat, Kim i ka bërë thirrje autoriteteve të mos heqin dorë por të vazhdojnë përpara me reformat.

“Unë mendoj që reforma në drejtësi po çohet përpara, ngadalë, me ngadalë se çfarë do të donim por është padyshim një shtysë përpara, njerëzit duhet të vazhdojnë të jenë të pakënaqur, duhet të jenë më tepër kërkues me qeveritaret e tyre, njerëzit që ata kanë zgjedhur dhe duhet të vazhdojnë përpara. Tani është koha që të vazhdojmë përpara. Mos u dorëzoni. Disa njerëz thonë që reforma në drejtësi është asgjë, duhet të dorëzohemi, por jo, po ju gënjejnë, mos hiqni dorë”, ka thënë Kim.

E pyetur nëse po shkojmë drejt peshkut të madh, ajo tha “Unë jam diplomate. Unë nuk jam një prokurore, nuk jam një peshkatare, nuk jam gjyqtare, unë jam thjesht një diplomate”.

Ambasadorja Kim mori pjesë në aktivitetin “Mik festival” që këtë vit ka shkuar në Pustec, ku tha se nuk është vetëm reforma e drejtësisë, është bukuria e Shqipërisë dhe shpirti i shqiptarëve që i jep shpresë.

(kle.m./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike ambasadorja yuri kim reforma ne drejtesi ambasadorja yuri kim reforma ne drejtesi

Sondazh

Poll