Politike

Presidenti Meta dhe Kryemadhi vizitë private në SHBA, mikpritësi i ‘nxjerr zbuluar’: Patëm një vizitë shumë produktiv

25 Korrik 2021, 12:12 Nga DOSJA
Presidenti Meta dhe Kryemadhi vizitë private në SHBA, mikpritësi

SHBA– Presidenti Ilir Meta, së bashku me bashkëshorten, Monika Kryemadhi, kanë vizituar pak ditë më parë Shtetet e Bashkuara të Amerikës në mënyrë krejtësisht private, duke mos ndarë asnjë detaj nga vizita e tyre.

Vizita është bërë 5 ditë më parë (më 20 korrik), por nuk ka pasur asnjë njoftim zyrtar për udhëtimin e presidentit. Vizitën e tyre e ka zbuluar lobisti libanez, Safi Kaskas përmes disa fotove të publikuara në rrjetet soclae. Në postimin e ndarë në ‘Facebook’, ai shkruan se preisdentit Meta i ka dhuruar librin e tij Kur’ani me Referencat në Bibël. Ai tregon se Kryemadhi është zotuar ta përkthejë librin, ndërsa thekson se çifti presidencial e ka ftuar atë për një vizitë në Shqipëri.

Unë dhe gruaja ime patëm një vizitë shumë produktive këtë mëngjes me Presidentin e Shqipërisë, Shkëlqesinë e Tij Ilir Meta dhe gruan e tij Monika Kryemadhi. Ne u dhuruam atyre një kopje të librit tim Kur’ani me Referencat në Bibël. Zonja e Parë e Shqipërisë e donte librin dhe u angazhua për ta përkthyer atë në shqip me një grup studiuesish. Ata gjithashtu na ftuan t’i vizitojmë ata në Shqipëri për të festuar fillimin e përkthimit të librit”, shkruan Kaskas.

(kle.m./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike ilir meta në shba safi kaskas ilir meta në shba safi kaskas

Sondazh

Poll