Bota

‘Ata qanin’/ Mjekja rrëfen arsyen pse refuzon pacientët që i luten për vaksinën Covid-19: Më vjen keq, por është tep

26 Korrik 2021, 10:08 Nga DOSJA
‘Ata qanin’/ Mjekja rrëfen arsyen pse refuzon pacientët

SHBA- Një mjeke në Alabama ka treguar se pse pacientët e saj nuk janë vaksinuar.  Mediat e huaja shkruajnë se Brytney Cobia u ka dhënë një “dozë”të realitetit të hidhur, duke iu thënë se tashmë është vonë për vaksinën. 

“Po pranoj të rinj të shëndetshëm në spital me infeksione shumë të rënda COVID. Një nga gjërat e fundit që ata bëjnë para se të intubohen është të më luten për vaksinën. Unë iu mbaj dorën dhe u them se më vjen keq, por është tepër vonë. Kur u telefonoj për t’u dhënë lajmin e trishtë, unë i ngushëlloj familjarët dhe u them se mënyra më e mirë për të nderuar njeriun e tyre të dashur është të shkojnë të vaksinohen. Ata qajnë, dhe më thonë se nuk e dinin. Ata mendonin se ishte një mashtrim. Se ishte një çështje politike. Ata mendonin se meqë kishin një grup të caktuar gjaku apo një ngjyrë të caktuar të lëkurës nuk do të sëmureshin dhe aq shumë. Ata menduan se ishte “thjesht një grip”. Por e kishin gabim. Dhe ata do të dëshironin të ktheheshin pas në kohë. Por ata nuk munden”- shton Cobia.

Më shumë se 11,400 alabamianë kanë vdekur nga COVID deri më tani dhe Brytney Cobia ka theksuar se është ndryshe mendërisht dhe emocionalisht për një pacient të infektuar me Covid-19.

(f.i/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota brytney cobia covid-19 vaksinimi brytney cobia covid-19 vaksinimi

Sondazh

Poll