Bota

Mbesa i vdiq në aksidentin në Kroaci! Daja PREK me fjalët që i dedikoi mbesës: Mu da zemra, akoma nuk e besoj dot, e bukura

26 Korrik 2021, 09:20 Nga DOSJA
Mbesa i vdiq në aksidentin në Kroaci! Daja PREK me fjalët që

KROACI– Dedikimet prekëse të të afërmëve të viktimave janë të shumta, ku një ndër to është edhe shkrimi i dajës së Anjeza Ballanicës, 18-vjeçares, e cila mbeti e vdekur në aksidentin e djeshëm në Kroaci. Leotrim Hoxhaj ka shkruar për mbesën e tij, duke u shprehur se po e priste me padurim ardhjen e saj.

Sa me padurim presim të vin në vendlindjen e tyre gurbetqarët ashtu si edhe ti i numërove ditët për me ardh te ne. E bukura e dajës, unë të prita me ardh e me u knaq, prita që t’i shoh sukseset e tua e jo të shkruaj për vdekjen tënde. Qenka shumë e vështirë me u pajtu me këtë që na than për ty. Sot në çdo lajm e në çdo familje është fol për aksidentin e tmerrshëm që ndodhi në Koraci por unë nuk doja me besu që në mesin e tyre je edhe ti. Nuk lash vend e kënd pa e pyet për ty po fundi që ndëgjova ma ndau zemren. Ende spo muj me besu që sdo të shoh më. Të zotit jemi dhe te ai do të kthehemi e ti qofsh lulja më e bukur e xhenetit ashtu si shkelqeve gjithmon në jetën tonë. E paharrueshme do të jesh gjithmonë Anjeza mbesa e dajës.

Lajm kryesor: Kosova sot zgjohet në zi! Tragjedia në Kroaci, identifikohen 9 nga viktimat, fatmirësisht bilanci nuk thellohet gjatë natës

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora anjeza ballanica rrezohet autobusi kosovar ne kroaci tragjedi ne kroaci anjeza ballanica rrezohet autobusi kosovar ne kroaci tragjedi ne kroaci

Sondazh

Poll