Bota

Hodhi të dashurën nga shkëmbi/ Problemet e shëndetit mendor nuk janë justifikim! Babai i viktimës: Meqënëse s’ka d

26 Korrik 2021, 08:11 Nga DOSJA
Hodhi të dashurën nga shkëmbi/ Problemet e shëndetit mendor

GREQI– Vrasja e 26-vjeçares Garyfallia para disa ditësh tronditi Greqinë dhe vazhdon me detajet shokuese që po zbardhen dita-ditës. Protothema raporton se 30-vjeçari, autori i vrasjes po përdor çrregullimet e shëndetit mendor për të ‘shpëtuar’ nga situata e rëndë ku është futur. Prokurorët e konsiderojnë si diçka të patolerueshme veprimin e tij dhe faktin që edhe pasi ai e bëri krimin, nuk bëri as tentativën më të vogël për ta shpëtuar vajzën por u largua nga vendi i ngjarjes duke u fshehur. Sipas tij, ky veprim ishte i llogjikshëm sepse një person ‘i sëmurë’ nuk do të ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

Nëna e viktimës ka thënë se ai nuk ishte një moment i keq, por një njeri i keq. Babai i viktimës i bëri kërkesë gjykatës se meqënëse nuk ka dënim me vdekje, duhet ta lënë 30-vjeçarin të kalbet në burg.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 16 korrik, ku 30-vjeçari hodhi nga shkëmbi të dashurën e tij pasi një sherri banal që kishte nisur për ngatërresën e rrugës. Sipas dëshmisë së tij, ai ishte futur në det por kur e kishte parë pa ndjenja kishte dalë sërish. Sipas ekspertizës, e reja ishte ende gjallë dhe mund të shpërtohej nëse do ta kishte nxjerrë, por nuk ndodhi ashtu.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni dimitris vergos garyfallia greqi vrasja e garyfallias dimitris vergos garyfallia greqi vrasja e garyfallias

Sondazh

Poll