Bota

“Një grua poshtë meje kishte vdekur”/Rrëfimet tronditëse të të mbijetuarve nga tragjedia: Në një sekondë gjithçka

26 Korrik 2021, 09:09 Nga DOSJA
“Një grua poshtë meje kishte vdekur”/Rrëfimet

KROACI– Një nga të mbijetuarit e aksidentit tragjik që ndodhi ditën e djeshme në Kroaci është Ramo Gashi, i cili e ka përshkruar situatën dhe ka folur për mediat.

Ai thotë se fatmirësisht ka shpëtuar pa dëmtime të rënda dhe se e kishte zënë gjumi në momentin që ndodhi ngjarja, pasi gjithë natën kishin ndenjur pa gjumë sepse të rinjtë po festonin e po këndonin gjatë rrugës. Gashi tha se gjëja më e dhimbshme ishte të shihte të rinjtë që vdisnin para syve të tij, e gjëja e parë që ai bëri ishte të kërkonte bashkëshorten e tij, me të cilën po udhëtonte.

“Udhëtimi ishte i këndshëm, madje edhe argëtues, dhe ne ramë në gjumë vetëm rreth orës 5, sepse ishin disa të rinj poshtë që kënduan dhe u gëzuan gjithë natën. Sapo kisha fjetur dhe papritmas dëgjova si disa të shtëna që më zgjuan. Kjo ishte një sekondë. Sapo pashë veten duke fluturuar poshtë, gjërat po binin tek të gjithë ne, xhamat ishin thyer, njerëzit po shtrëngonin duart e tyre, unë papritmas kuptova se një grua poshtë meje kishte vdekur. Ishte shqyer e gjitha përreth nesh, njerëzit ishin shtrirë njëri mbi tjetrën dhe gjëja më e vështirë për mua ishte të shihja të rinj që humbën jetën dhe ishin disa prej tyre. Atëherë po kërkoja gruan time që ishte ulur pranë njw mikeshe dhe kur e gjeta unë dola jashtë dhe ndihmova të tjerët, sepse isha mirë fizikisht dhe shpejt e kalova atë shok fillestar për të ndihmuar të tjerët. Nuk kam dashur të shkoj fare, por ajo më bindi që të udhëtojë me të me autobus. Unë isha për udhëtim me aeroplan, pasi që fluturimi nga Shtutgarti drejt Prishtinës, zgjat vetëm një orë e gjysmë, por ajo insistonte që të udhëtojmë me autobus. Kurrë nuk do ta harroj këtë moment”-tha Gashi.

Lajm kryesor: Kosova sot zgjohet në zi! Tragjedia në Kroaci, identifikohen 9 nga viktimat, fatmirësisht bilanci nuk thellohet gjatë natës

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora ramo gashi rrezohet autobusi kosovar ne kroaci tragjei ne kroaci ramo gashi rrezohet autobusi kosovar ne kroaci tragjei ne kroaci

Sondazh

Poll