Bota

A do të funksiononte një javë me vetëm katër ditë punë?

26 Korrik 2021, 08:37 Nga DOSJA
A do të funksiononte një javë me vetëm katër ditë

KINA- Kina vendi që i dha botës termin “guolaosi” për “vdekjen nga mbingarkesa”, po mendon të prezantojë një javë pune katër ditore opsionale. Mediat e huaja shkruajnë se ideja është paraqitur gjithashtu në Islandë , Zelandën e Re, Spanjë dhe vende të tjera.

Disa njerëz të mençur në të kaluarën do të tronditeshin po të mësonin se ne sapo kemi filluar të flasim për të. Njëri prej tyre do të ishte ekonomisti Xhon Mejnard Kejnes. Në vitin 1930, ai shkroi një ese mbi “Mundësitë Ekonomike për Nipërit dhe Mbesat tona”, ku sugjeroi që brenda një shekulli mund të plotësonim të gjitha nevojat tona në mënyrë efikase, ne do të punonim vetëm nga zakoni ose për argëtim, jo më shumë se 15 orë në javë.

Numri mesatar i orëve të punës për person ka rënë lehtë në dekadat e fundit, dhe është akoma shumë më i lartë se sa parashikonte Keynes. Në shumicën e vendeve, java standarde e punës përcaktohet në 40 orë apo më shumë, por në realitet, njerëzit bëjnë slog shumë më gjatë në orët shtesë zyrtare ose joformale. 

Përveç Kejnes, edhe të tjerët që do ta shihnin me habi këtë fenomen, përfshijnë paraardhësit tanë gjuetarë.

“Për pjesën më të madhe të kohës të ekzistencës së species tonë, njerëzit kanë punuar sipas formulës kejnesiane pra pak orë në ditë, dhe megjithatë ishin të shëndetshëm dhe madje të kënaqur, -thotë antropologu James Suzman.

Është e vështirë të kalojë qoftë edhe një ditë të vetme pa e krahasuar veten më të tjetër, duke u ndjerë se nuk je gjëkundi, dhe duke arritur në përfundimin se duhet të përpiqesh më shumë. Prandaj jemi shndërruar në makina që garojnë me shpejtësi pranë njëra-tjetrës.

Në një lloj kuptimi, shpjegimi mbi këtë sjellje nuk mund të gjendet më tek ekonomia, pra tek mungesat materiale, por tek filozofia budiste: Nuk janë nevojat e trupit por dëshirat e mendjes ato që tani na shtyjnë dhe na mundojnë.

(f.i/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota james suzman xhon mejnard kejnes james suzman xhon mejnard kejnes

Sondazh

Poll

Bota 26 Korrik 2021, 06:34

GREQI– Çdo dëshmi e dhënë për vrasjen e Caroline Crouch nxjerr blof rrëfimin që piloti Babis Anagnostopulos bëri para hetuesëve teksa pranoi krimin. Medi...