Aktualitet

Gjyqi me Brahon, Dukën dhe Tarifën, flet Agron Tufa: Enveristë s’u përballën dot me mua, ju dhimbte b*tha

31 Maj 2019, 07:20 Nga DOSJA
Gjyqi me Brahon, Dukën dhe Tarifën, flet Agron Tufa: Enveristë

Tiranë-  Agron Tufa ka reaguar për procesin gjyqësor që me Spartak Brahon, ish-deputetin socialist Sabit Brokaj, poetin Arben Duka dhe ish-ambasadorin Fatos Tarifa.

Ai është shprehur se në seancën e parë, ata që i quan kërcënuesit dhe ofenduesit enveristë nuk se patën kurajon të përballeshin me të.

“Trimoshat e Enverit i la kuraja të përballeshin me shpifjet e tyre. Ata kishin çuar të gjithë justifikimet se janë sëmurë… apo siç me tha njëri në vesh, të gjithëve u dhimbte byça:))
Ja se çfarë trimash mejdani…!”, shprehet ai.

Më 24 prill  Drejtori i Institutit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, Agron Tufa paditi në Gjykatë, deputetin socialist Spartak Braho, ish-deputetin socialist Sabit Brokaj, poetin Arben Duka dhe ish-ambasadorin Fatos Tarifa, pasi këta e kishin sulmuar publikisht.( lexo këtu)

Reagimi i plotë i Tufës:

Seanca e parë e përballjes me shpifësit, kërcënuesit dhe ofenduesit enveristë Braho, Tarifa, Brokaj, Shaqiri, Duka & Co përfundoi me rezultatatin e pastër 3:0 në tavolinë, për mosparaqitje.
Trimoshat e Enverit i la kuraja të përballeshin me shpifjet e tyre. Ata kishin çuar të gjithë justifikimet se janë sëmurë… apo siç me tha njëri në vesh, të gjithëve u dhimbte byça:))
Ja se çfarë trimash mejdani…!
Seanca tjetër do të jetë me 11 qershor 2019. A ka kush ua ngre pakëz moralin të dalin në mejdan?

Si nisi përplasja?

Më 1 prill 2019, Braho ka akuzuar Tufën, se po nxin historinë. Braho tha se Tufa, me punën e tij tek Instituti i Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, po njollos historinë e luftës Nacional-Çlirimtare dhe heronjtë e saj.

Tufa i është deklaratave të deputetit të PS-së, duke i bërë thirrje drejtësisë që të ndërhyjë për të parandaluar ndonjë tragjedi, pasi sipas tij, Spartak Braho ka dënuar politikisht gjatë kohës së regjimit të Enver Hoxhës njerëz të pafajshëm, duke i mbyllur në çmendinë.

Në kohën që replikat vazhduan, ish-ambasadori Fatos Tarifa u bë pjesë e debatit duke e quajtur Tufën “fshatar”, ndërkohë që edhe Sabit Brokaj u bë pjesë e debatit.

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet agron tufa spartak braho tufa padit brahon agron tufa spartak braho tufa padit brahon

Sondazh

Poll