Aktualitet

Njihet si miku i Shullazit, kush është Gjergj Cukali, ‘i forti’ i Myslym Shyrit që vrau ish-policin

31 Maj 2019, 07:02 Nga DOSJA
Njihet si miku i Shullazit, kush është Gjergj Cukali, ‘i

TIRANË– Gjergj Cukali, personi që u arrestua ditën e sotme për vrasjen e ish-policit Arben Bilali është një emër mjaft i njohur për policinë e shtetit.

Cukali njihet si një nga të fortët e rrugës “Myslym Shyri”, dhe si miku i ngushtë i Emilajno Shullazit, kreu i bandës Shullazi.

40-vjeçari mësohet të jetë dënuar më parë për trafik droge dhe rrëmbim personi. 

Më 24 nëntor 2006, Gjykata e Krimeve të Rënda e dënoi Gjergji Cukalin me 10 vite burg për rrëmbimin e Fatjon Demirlikës në vitin 2004, për 100 mijë euro.

Më 20 gusht 2012, Cukali u arrestua nga Policia E tiranës, pasi u kap me një pistoletë pa leje dhe me një krehër me 17 fishekë.

Ndërsa në muajin korrik të vitit 2016, policia shkatërroi grupin e Gjergj Cukalit, që merrej me shpërndarjen e drogërave të forta në kryeqytet.

Banda përgjohej prej kohësh dhe rezultoi se furnitori i tyre ishte Gjergj Cukali. Në vitin 2018 në datë 12 prill, Cukali u arrestua pasi shkeli masën e sigurisë ‘Arrest shtëpie’ dhe u largua nga banesa ku ishte i detyruar të qëndronte. 

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet emiljano shullazi gjergj cukali vrasja e ish-policit emiljano shullazi gjergj cukali vrasja e ish-policit

Sondazh

Poll