Aktualitet

Ekzekutoi ish-policin Arben Bilali me 15 plumba, arrestohet miku i Shullazit, Gjergj Cukali (Skeda kriminale)

31 Maj 2019, 06:34 Nga DOSJA
Ekzekutoi ish-policin Arben Bilali me 15 plumba, arrestohet miku i Shullazit,

TIRANË-Është zbardhur vrasja e ish-policit Arben Bilali, i cili u vra në muajin janar të këtij viti pranë banesës së tij. Policia ka vënë në pranga 40-vjeçarin Gjegj Cukali, i cili akuzohet të ketë ekzekutuar Bilalin me 15 plumba.

Cukali u zbulua nga gjurmët e gjetura në automjetin me të cilin u krye vrasja e ish-policit Arben Bilali, ndërkohë që motivi nuk dihet ende. 

Mostrat e gjetura në mjetin tip makina “Mercedes Benz CLS” kanë bërë që të zbulohet identiteti i autorit të vrasjes së Arben Bilalit.

Cukali është një emër mjaft i njohur për policinë dhe ndryshe njihet edhe si i forti i “Myslym Shyrit”. 40-vjeçari është gjathashtu mik me kreun e bandës Shullazi, Emiljano Shullazin.

Arben Bilali, u vra më 30 janar në zonën e Selitës, ku jetonte me familjen e tij. Ai ndodhej në një makinë bashkë me shokun e tij gjatë kohës së lëvizjes dhe në momentin kur ka zbritur është qëlluar nga autorët që ndodheshin në një makinë Benz. Mbi të është qëlluar rreth 15 herë me breshëri.

Bilali, 50-vjeç, është i treti që ekzekutohet në harkun e 20 viteve, pasi më herët i janë vrarë edhe dy vëllezërit, Bujar dhe Leonard Bilali. Familja Bilali është prej vitesh në hasmëri me familjen Xhabafti, gjë e cila ka prodhuar disa viktima.

Ish-polici u qëllua në në Selitë,  900 metra larg vendit ku 9 vite më parë u ekzekutua vëllai i tij, Leonard Bilali, ish-mundës i Dinamos.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arben bilali arrestohet gjergj cukali arrestohet vrasesi i sih-policit gjergj cukali arben bilali arrestohet gjergj cukali arrestohet vrasesi i sih-policit gjergj cukali

Sondazh

Poll