Bota

Presidenti shkarkon kryeministrin e Tunizisë pas protestave

26 Korrik 2021, 07:01 Nga DOSJA
Presidenti shkarkon kryeministrin e Tunizisë pas protestave

Presidenti i Tunizisë shkarkoi kryeministrin dhe pezulloi Parlamentin, pas shpërthimit të protestave të dhunshme në të gjithë vendin.

Mijëra protestues, të zemëruar me, siç thonë, keqmenaxhimin e koronavirusit nga ana e Qeverisë, dolën në rrugë të dielën dhe u përleshën me policinë.

Presidenti Kais Saied tha se do t’i marrë përgjegjësitë me ndihmën e një kryeministri të ri, me qëllim “shpëtimin” e Tunizisë.

Ai tha se veprimet e tij janë të ligjshme me Kushtetutën e vendit.

“I kemi marrë këto vendime derisa të kthehet paqja në Tunizi dhe derisa ta shpëtojmë shtetin”, tha Saied.

Kryetari i Parlamentit, Rached Ghannouchi, tha se veprimet e kryeministrit përbëjnë grushtshtet dhe u bëri thirrje mbështetësve të partisë së tij islamike, Ennahda, që të protestojnë.

Dhjetë vjet më parë, revolucioni në Tunizi nxiti protesta pro demokracisë në të gjithë rajonin.

Por, shpresat se kjo do të sjellë më shumë punë dhe mundësi, nuk janë përmbushur.

Një dekadë më vonë, Tunizia lufton me një krizë të thellë ekonomike dhe me një nga shpërthimet më të këqija të koronavirusit në Afrikë.

Numri i rasteve është rritur ndjeshëm javëve të fundit, duke shkaktuar presion të mëtejshëm mbi ekonominë.

Kryeministri Hichem Mechichi e shkarkoi ministrin e Shëndetësisë javën e kaluar, por kjo nuk e zvogëloi zemërimin e qytetarëve.

REL

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota kais saied tunizi kais saied tunizi

Sondazh

Poll

Bota 26 Korrik 2021, 06:34

GREQI– Çdo dëshmi e dhënë për vrasjen e Caroline Crouch nxjerr blof rrëfimin që piloti Babis Anagnostopulos bëri para hetuesëve teksa pranoi krimin. Medi...

Bota 26 Korrik 2021, 06:14

KROACI– Kosova sot është zgjuar në zi! 10 viktima dhe 45 të plagosur, është bilanci i deritanishëm i aksidentit që tronditi dje vendin. Rreth orës 06:20 të mëng...