Bota

26 Korrik 2021, 06:34 Nga DOSJA

GREQI– Çdo dëshmi e dhënë për vrasjen e Caroline Crouch nxjerr blof rrëfimin që piloti Babis Anagnostopulos bëri para hetuesëve teksa pranoi krimin. Media greke ka publikuar dëshminë e një prej fqinjeve të 20-vjeçares, e cila e pa për herë të fundit në lagje. Sipas saj, e reja nuk dukej se ishte grindur me burrin, fakt ky që bie në kundërshtim me pretendimet e autorit. 

Ajo foli me Caroline në Viber për më shumë se një orë, kryesisht për kafshët dhe e reja duket se ishte goxha në humor të bire.

“Kohëzgjatja e bisedës dhe ‘oreksi’ i Caroline për bisedë më bënë përshtypje sepse zakonisht personi i ngarkuar nuk do ishte në gjendje të bënte biseda kaq të gjata me mua,“- tha ajo, duke shtuar se kishte qenë ajo që e mbylli telefonatën. Ndërsa për vetëm gjysmë ore më pas, e pa Caroline nga dritarja e kuzhinës në banesën e saj.

Ky version hedh poshtë atë të bashkëshortit të 20-vjeçares së ndjerë, i cili pretendoi se atë natë ishin grindur disa herë derisa e kishte vrarë. Por mesa duket e reja ka qenë në humor të mirë, ndryshe nga sa tha autori i vrasjes. 

Babis Anagnostopulos u arrestua disa javë më parë, më shumë se një muaj pasi mbyti të shoqen dhe u mundua ta fshihte krimin, duke sajuar një grabitje. Piloti vrau të shoqen pasi kjo e fundit i kishte kërkuar divorcin. Ai rrëfeu një histori të sajuar ku përfshiu dhe shqiptarët, por në përvjetorin e vdekjes të së shoqes atij iu vunë prangat. Piloti e ka pranuar krimin duke u shprehur se gjithçka kishte ndodhur pas një sherri në çift.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni babis anagnostopulos vrasja e caroline crouch babis anagnostopulos vrasja e caroline crouch

Sondazh

Poll

Bota 26 Korrik 2021, 06:14

KROACI– Kosova sot është zgjuar në zi! 10 viktima dhe 45 të plagosur, është bilanci i deritanishëm i aksidentit që tronditi dje vendin. Rreth orës 06:20 të mëng...

Bota 25 Korrik 2021, 20:50

KROACI- Disa nga pasagjerët që fatmirësisht kanë shpëtuar mirë nga aksidenti i sotëm në Kroaci kanë përshkruar momenein e ngjarjes. Një i ri nga Kosova, tha se ...