Bota

Tragjedia në Kroaci/ Dy persona në gjendje të rëndë, sot transferohen në Zagreb

26 Korrik 2021, 06:53 Nga DOSJA
Tragjedia në Kroaci/ Dy persona në gjendje të rëndë,

KROACI– Të lënduarit e aksidentit të djeshëm tragjik ndodhen nën kujdesin mjekësor dhe është raportuar se dy prej tyre janë në gjendje shumë të rëndë. 

Dy personat në gjendje të rëndë janë në njesinë e kujdesit intensiv dhe jeta e tyre është në rrezik. Gjatë ditës së sotme pritet që ata të transferohen në Zagreb. Një tjetër burrë i cili fillimisht u shtrua në në spitalin Novi Grad, kishte dëmtime serioze në shtyllën kurrizore dhe është transportuar në spitalin e Zagrebit.

Disa persona të tjerë që kishin marrë dëmtime të lehta do të dalin ditën e sotme nga spitali. Në këtë situatë e rëndësishme është shërimi i të lënduarve në mënyrë që të mos rritet më shumë numri i viktimave.

LAJMI KRYESOR: Kosova sot zgjohet në zi! Tragjedia në Kroaci, identifikohen të gjithë viktimat, fatmirësisht bilanci nuk thellohet gjatë natës

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora rrezohet autobusi kosovar ne kroaci tragjedi ne kroaci rrezohet autobusi kosovar ne kroaci tragjedi ne kroaci

Sondazh

Poll

Bota 26 Korrik 2021, 06:34

GREQI– Çdo dëshmi e dhënë për vrasjen e Caroline Crouch nxjerr blof rrëfimin që piloti Babis Anagnostopulos bëri para hetuesëve teksa pranoi krimin. Medi...

Bota 26 Korrik 2021, 06:14

KROACI– Kosova sot është zgjuar në zi! 10 viktima dhe 45 të plagosur, është bilanci i deritanishëm i aksidentit që tronditi dje vendin. Rreth orës 06:20 të mëng...