Bota

Turqia në betejë për Kosovën! Mediat serbe “zbulojnë” SEKRETIN: Ja çfarë fshihet pas zotimit të Erdogan, pus

26 Korrik 2021, 06:43 Nga DOSJA
Turqia në betejë për Kosovën! Mediat serbe

BEOGRAD– Mediat serbe kanë bërë “zbulimin e madh” se përse Turqia është përfshirë kaq shumë në njohjen e Kosovës nga vendet e tjera. Sipas një artikulli të “Alo.rs”, presidenti turk Recep Tajip Erdogan ka vendosur që të angazhohet për njohjen e Kosovës verëm për të rritur ndikimin e tij në rajonin e Ballkanit. 

“Sapo është vendosur se Greqia mund të njohë Kosovën dhe menjëherë presidenti  turk Rexhep Tajip Erdogan ka trazuar “shpirtrat” duke njoftuar se edhe ai do të fillojë lobimin për pavarësinë e Prishtinës. Turqia po fillon një “betejë” të re për Kosovën dhe ekspertët vlerësojnë se është aspirata e Ankarasë për të zgjeruar ndikimin e saj në rajon përmes Prishtinës dhe për të fituar pikë tek Uashington,”-shkruhet ndër të tjera në artikullin e medias serbe. 

Vetëm pak ditë më parë Erdogan paralajmëroi se do të niste punën për njohjen e Kosovës, ndërsa presidenti serb Aleksandër Vuçiç reagoi ashpër duke u shprehur se nëse zotimi i homologut turk përmbushet, atëherë dhe ai do të nisë një fushatë të ashpër për mosnjohjen. 

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni fushata per njohjen e kosoves kosove fushata per njohjen e kosoves kosove

Sondazh

Poll

Bota 26 Korrik 2021, 06:34

GREQI– Çdo dëshmi e dhënë për vrasjen e Caroline Crouch nxjerr blof rrëfimin që piloti Babis Anagnostopulos bëri para hetuesëve teksa pranoi krimin. Medi...

Bota 26 Korrik 2021, 06:14

KROACI– Kosova sot është zgjuar në zi! 10 viktima dhe 45 të plagosur, është bilanci i deritanishëm i aksidentit që tronditi dje vendin. Rreth orës 06:20 të mëng...