Art&Argëtim

Aurela Gaçe i del në krah Eli Farës dhe reagon e revoltuar për akuzat ndaj saj: Ke duruar shumë! Kësaj here ishte mbi çdo

26 Korrik 2021, 08:26 Nga DOSJA
Aurela Gaçe i del në krah Eli Farës dhe reagon e revoltuar

TIRANË– Këngëtarja Eli Fara hodhi poshtë akuzat e ngritura ndaj saj, duke reaguar zyrtarisht lidhur me pretendimet se ka qenë e punësuar si Drejtoreshë e Përgjithshme për Ngrohjen Globale. Farës i kanë dalë në mbrojtje shumë artistë të njohur, e mes tyre dhe mikesha e saj e ngushtë, Aurela Gaçe.

“E kam thënë shpesh edhe hapur që kush të njeh ty është me fat. Unë jam një nga ata njerëz që kam marrë nga mirësia jote, nga njerzillëku, nga fisnikëria, nga besnikëria jote. Ke duruar shumë, shumë herë në shumë raste ke heshtur përballë shkrimeve e sulmeve. Këtë herë ishte mbi çdo cak njerëzor. Duhet të dish se ata që të duan, të duan edhe këtë se ndryshon asnjë shpifje. Mua nuk me habisin më barërat e këqija, sepse në kohën kur njeriu është i aftë të vrasë dhe të dhunojë një tjetër njeri që këtu kupton se ndjesitë kanë mbaruar. Por më çudit fakti që gazetaria thjeshtë bën copy paste një lajm. As kërkojnë fakte, as pyesin, thjeshtë shpërndajnë helmin. Pa menduar dëmin psikologjik e shpirtëror që mund t’i shkaktojnë dikujt,”- ka shkruar Aurela.

Ditët e fundit, media të ndryshme në vend, mes tyre dhe Pamfleti, kanë publikuar artikuj, përmes të cilëve pretendojnë se këngëtarja shqiptare Eli Fara ka marrë 8 vite pagë si “drejtoreshë” në 2 ministri, duke përfituar 65 udhëtime pune me asokohe ministrin Fatmir Mediun. Sipas portaleve në fjalë, Mediu dhe vartësja Eli Fara, në 23 raste kanë udhëtuar bashkë në Amerikë dhe në 42 herë të tjera në vendet e Bashkimit Europian, si ‘udhëtime pune’. Por çdo gjë u hodh poshtë nga ish-zyrtarët e Ministrisë së Mjedisit dhe të Mbrojtjes, të cilët u shprehën se ajo nuk ka qenë kurrë e punësuar në administratë.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz aurela gaçe eli fara eli fara drejtoreshe ne ministri aurela gaçe eli fara eli fara drejtoreshe ne ministri

Sondazh

Poll