Art&Argëtim

Vizita e Dua Lipës në Shqipëri ‘nxeh gjakrat’, Besa Kokëdhima: Ajo është një yll, por s’do të ishte pritur ashtu p

25 Korrik 2021, 17:01 Nga DOSJA
Vizita e Dua Lipës në Shqipëri ‘nxeh gjakrat’, Besa

TIRANË– Vizita e këngëtares me famë botërore, Dua Lipa në Shqipëri dhe pritja e saj nga zyrtarët më të lartë në vend, nuk ka pasur vetëm komente pozitive.

Me thjeshtësinë më të madhe, Dua Lipa erdhi së bashku me familjen e saj, për të parë më nga afër punimet që po zhvillohen për mobilimin e kopshtit me fondet që janë mbledhur nga shitja e bluzave “Lutu për Shqipërinë”, një iniciativë nga vetë këngëtarja në bashkëpunim me miqtë e saj. Por, vlerësimi i këngëtares nga politkanët në Shqipëri, ka nxitur reagime nga kolegët vendas.

Konterisht, Besa Kokëdhima në një status në rrjetet sociale shkruan se Dua Lipa është një yll, por po të kishte jetuar në Shqipëri e të kishte qenë këtu, nuk do të ishte trajtuar në atë mënyrë dhe madje do të ishte bazuar në disa koncertë në klube nate për të siguruar jetesën. Sipas Kokëdhimës, yjet e vërtetë në Shqipëri janë vetëm politikanët.

“Dua Lipa eshte nje yll! Por Dua u be edhe ne nje shtet e treg prej verteti. Nuk do kish as pritje me levdata, kortezira e tapete po te kish qene ne Shqiperi, pa te drejta autori, pa prioritarizim e mbeshtetje per artin, ne kushtet mjerane qe e kane katandisur artin dhe artistet Shqiptare. Po te kish qene Dua ne Shqiperi, muziken e saj do e quanin jokomerciale, nga perdorimi i muzikes se saj do perfitonte o te ardhura, do bazohej jetesa e saj artistike mbi evente sporadike ne clubs apo perdorimit nga politikanet ne prag fushatash apo nevoja inagurimesh. Keta habiten shume qe kur ke talent mund te behesh yll, se ne Shqiperi yjet e vetme nga kalon gjithcka jane politikanet. Rockstaret me ekstravagante e shoëmen-et me te spikatur jane politikanet,”- shkruan Besa Kokëdhima në reagimin e saj.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz besa kokëdhima dua lipa ne tirane besa kokëdhima dua lipa ne tirane

Sondazh

Poll