Art&Argëtim

Tradicionale! Menaxheri i restorantit zbulon menunë e drekës së Dua Lipës: Preferoi byrek, tavë kosi e pllaqi

25 Korrik 2021, 16:49 Nga DOSJA
Tradicionale! Menaxheri i restorantit zbulon menunë e drekës së

TIRANË– Këngëtarja me famë botërore dhe me origjinë shqiptare, Dua Lipa ka zgjedhur të konsumojë ushqimet tradicionale shqiptare, në ndalesën që bëri në Tiranë, ku e solli bamirësia për ndërtimin e një kopështi.

Në një intervistë për “Top-Channel”, menaxheri i restorantit “Sofra e ariut”, Adriatik Llangozi, tregoi vendin ku u ul Lipa me familjarët dhe të dashurin e saj Anëar Hadid.

“Ky është vendi ku u ul bashkë me familjarët, ishin edhe zyrtarët e bashkisë Tiranë. Kishte rezervuar Bashkia Tiranë por ishte diçka shumë konfidenciale dhe e dinin shumë pak veta. Ajo provoi antipastat tradicionale, byreku, burania, pllaqi, qoshkek, provoi tavën e kosit dhe në fund e mbylli me një role viçi me salcë. Në karrigen ku u ul Lipa është ulur edhe Laura Bush, kur ka ardhur me George Bush në Shqipëri. Restoranti nuk ishte mbyllur vetëm për këngëtaren, dhe kur zbriti poshtë, shumë njerëz bënë foto me të,”- tregoi menaxheri i lokalit.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz dua lipa dua lipa ne tirane dua lipa dua lipa ne tirane

Sondazh

Poll