Art&Argëtim

Të martuar vetëm për 55 orë, ish-bashkëshorti i Britney Spears tregon arsyen e ndarjes me këngëtaren: Disa persona të ve

25 Korrik 2021, 17:53 Nga DOSJA
Të martuar vetëm për 55 orë, ish-bashkëshorti i Britney

SHBA- Ish-bashkëshorti i Britney Spears, Jason Alexander ka treguar disa detaje në lidhje me jetëgjatësinë e martesës së tij me këngëtaren. Dailymail shkruan se sipas Alexander, martesa e tyre që zgjati vetëm 55 orë, mund të kishte funksionuar nëse ata nuk do të detyroheshin nga babai i këngëtares që të ndaheshin. Ai ka thënë se disa persona të vendosur nga familja e saj, i detyruan ata që t’i jepnin fund martesës, në mënyrë që babai i saj të kishte nën kontroll sërish anën financiare të Britney-t.

“Disa burra veshur me të zeza, së bashku me nënën e saj dhe pjesëtarë të tjerë të familjes erdhën dhe na bënë të firmosnin një dokument nën presion për t’i dhënë fund martesës. Ne nuk donim ta anulonim. Ata na gënjyen. Ajo ishte e gjitha për të kontrolluar Britney-n dhe paratë e saj”,tha ai.

Më tej ai shtoi se këngëtarja ka jetuar në një makth gjatë gjithë jetës së saj.

“Ajo ka jetuar një makth shumë më keq sesa çdokush mund ta imagjinojë për shumë më gjatë sesa njerëzit e kuptojnë”, vazhdon më tej ai.

Britney Spearsu u martua në vitin 2004 me të dashurin e saj të fëmijërisë Jason Alexander në Las Vegas. Ata u martuan fshehurazi familjes së Spears, pasi ata e kundërshtuan lidhjen e tyre, ndërkohë që vetëm pas 55 orësh martesa e tyre mori fund.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz britney spears jason alexander britney spears jason alexander

Sondazh

Poll