Bota

26 Korrik 2021, 06:14 Nga DOSJA

KROACI– Kosova sot është zgjuar në zi! 10 viktima dhe 45 të plagosur, është bilanci i deritanishëm i aksidentit që tronditi dje vendin. Rreth orës 06:20 të mëngjesit të djeshëm, autobusi me targa të Kosovës, i cili vinte nga Frankfurti u rrëzua dhe i mori jetën 10 personave, ndërkohë që nga 69 personat e aksidentuar 15 prej tyre janë fëmijë.

Të gjithë të lënduarit po marrin ndihmën e specializuar nga mjekët e spitalit “Slavonski Brod”, vend ku edhe ishin mbledhur të gjithë kokat e shtetit të Kosovës. Ndërkohë që në Kosovë është shpallur ditë zie dhe flamujt janë ulur në gjysëmshtizë.

Deri më tani është bërë i mundur identifikimi i 9 prej viktimave dhe vetëm 1 prej tyre nuk janë identifikuar. Sipas raporteve të ekspertëve ngjarja fatale ka ardhur nga mosrespektimi i rregullave pasi ishin vetëm dy shoferë, të cilët duhet të punonin për 25 orë udhëtim.

Në mesin e 10 viktimave nga aksidentit me autobus në Kroaci janë edhe një nënë e bijë nga fshati Devë i Gjakovës. Bëhet fjalë për Valentina dhe Erlinda Binakaj, 45 dhe 19 vjeç. Lajmi është konfirmuar nga një i afërmi i tyre, i cili ka njoftuar për ngjarjen e rëndë të tjerët duke përdorur rrjetet sociale.

Shoferi i autobusit me iniciale D.L, që shkaktoi dje aksidentin tragjik në Kroaci është dërguar sot prokurori i prangosur. Ai do të merret në pyetje në Zyrën e Prokurorit të Shtetit ku do vendoset për rrjedhën e mëtejshme të procedurave. Pra, do të vendoset nëse do të lirohet apo do të mbetet në paraburgim. Pamjet e publikuara nga mediat kroate, tregojnë momentin kur shoferit del nga vetura e policisë kroate dhe drejtohet për tek prokurori.

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Svecla, ka bërë të ditur se pacientët e plagosur në spitalin e Slavonski Brod në Kroaci po marrin trajtimin e nevojshëm. Svecla, i cili ndodhet në Kroaci, tha se 26 pacientë pritet të dalin sot nga spitali.

Shkak për aksidentin siç edhe u deklarua nga prokurorët, është bërë përgjumja e drejtuesit të autobusit, Naser Sylmetajt. Ai ka humbur kontrollin dhe ka bërë që autobusi të dilte nga rruga, duke shkaktuar tragjedinë. Deri më tani, shoferi tjetër është vënë në pranga dhe para hetuesve ka thënë të njëjtin version.

Ndërkohë tronditëse janë dëshmitë e pasagjerëve të cilët fatmirësisht arritën të mbijetonin dhe pësuan vetvm disa plagë të lehta. Një nga të mbijetuarit, Ramo Gashi tha se gjëja më e dhimbshme ishte të shihte të rinjtë që vdisnin para syve të tij, e gjëja e parë që ai bëri ishte të kërkonte bashkëshorten e tij, me të cilën po udhëtonte. 

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora rrezohet autobusi kosovar ne kroaci tragjedi ne kroaci rrezohet autobusi kosovar ne kroaci tragjedi ne kroaci

Sondazh

Poll

Bota 25 Korrik 2021, 20:50

KROACI- Disa nga pasagjerët që fatmirësisht kanë shpëtuar mirë nga aksidenti i sotëm në Kroaci kanë përshkruar momenein e ngjarjes. Një i ri nga Kosova, tha se ...