Bota

25 Korrik 2021, 20:50 Nga DOSJA

KROACI- Disa nga pasagjerët që fatmirësisht kanë shpëtuar mirë nga aksidenti i sotëm në Kroaci kanë përshkruar momenein e ngjarjes. Një i ri nga Kosova, tha se ata që ishin në pjesën e sipërme të autobusit shpëtuan mirë, ndërsa te të tjetër që ishin poshtë ishte një tmerr i vërtet. Ai shtoi se ende nuk i besohet se si ndodhi ky lloj aksidenti.

“Ne që ishim në pjesën e sipërme të autobusit dolëm mirë, por ata që ishin poshtë … ishte një tmerr i vërtetë. Pothuajse të gjithë pasagjerët flinin në autobus në gjashtë të mëngjesit. Ende nuk e kam të qartë se si ndodhi një tragjedi e përmasave të tilla. Gjëja e parë që mbaj mend pas përmbysjes kur u zgjova ishte mendimi se sapo ishim rrotulluar dhe se nuk ishte një aksident i rëndë. Në atë kohë, nuk kisha ide se do të ishte kaq tragjike. Por ishte. Ne ndihmuam në nxjerrjen e trupave të pajetë. Unë arrita të telefonoj familjen time, të gjithë ishin shumë të lumtur”, tha ai.

Ndërkohë që një shqiptar në Zagreb, Enes Mehmeti, sapo kishte merr vesh për aksidentin e ndodhur kishte shkuar në vendngjarje për të ndihmuar njerëzit. Ai tha se me të gjithë njerëzit që kishte biseduar, i kshin përshkruar momentet e tmerrshme të aksidentit. 

“Kam ardhur për të ndihmuar njerëzit nga vendi im. Sapo dëgjova se çfarë kishte ndodhur, arrita menjëherë. Kam biseduar me njerëzit që ishin në autobus. Të gjithë përshkruajnë ato skena të tmerrshme. Pjesa e poshtme e autobusit pësoi më së shumti. Për dy pasagjerët, familjet nuk e dinë ende në cilin grup janë, të plagosurit ose të vdekurit sepse nuk janë këtu. E tmerrshme është ajo pasiguri që zgjat me orë të tëra. Me ata që ndodhen në pensionin Antonio janë vazhdimisht ekipe mjekësore. Aty-këtu, dikush ankohet për dhimbje në shtyllën kurrizore ose në këmbë, por të gjithë janë kryesisht nën një tronditje të madhe”, tha Enes Mehmeti.

Gjithashtu ka folur edhe një e moshuar që ishte pasagjere në autobus kur ai u rrëzua. Xhevahire Gashi tha se të rinjtë e ndihmuan atë që të dilte jashtë dhe të komunikonte me familjen e saj.  

“Kam udhëtuar vetëm, por tani për këta njerëz ndihem sikur jemi një familje e madhe. Nuk e di se çfarë do të bëja pa këta të rinj, ata më ndihmuan në lidhjen e internetit që të mund të kontaktoja familjen time. Ajo që kemi provuar është tmerri. Imazhet do të qëndrojnë në kokën time përgjithmonë. Thjesht nuk dua që ky aksident të mbulohet me gënjeshtra, shpresoj që të gjithë do të përpiqen të zbulojnë shkakun e tij të vërtetë”, tha Xhevahire Gashi.

LAJM KRYESOR: TRAGJEDI NË KROACI! Rrëzohet autobusi i Kosovës me 69 persona brenda, vdesin 10 prej tyre, plagosen 45 të tjerë! Arrestohet shoferi: Më zuri gjumi! (PAMJET+REAGIMET)

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora enes mehmeti rrezohet autobusi kosovar ne kroaci tragjedi ne kroaci xhevahire gashi enes mehmeti rrezohet autobusi kosovar ne kroaci tragjedi ne kroaci xhevahire gashi

Sondazh

Poll

Bota 25 Korrik 2021, 19:00

KROACI– Kryeministri i Kosovës Albin Kurti arriti në Slavonski Brod rreth orës 20:00 she shkoi me Kryeministrin Andrej Plenković për të vizituar udhëtarët e pla...