Bota

Flet me lot në sy i mbijetuari i aksidentit në Kroaci: Ndodhi 3 orë pas pushimit! Shumica ishim në gjumë, jemi të tronditu

25 Korrik 2021, 19:59 Nga DOSJA
Flet me lot në sy i mbijetuari i aksidentit në Kroaci: Ndodhi 3

TIRANË– Fidan Hajdaraj, është një nga shqiptarët e mbijetuar të aksidentit tragjik të Kroacisë. Ai tregon për gazetarin e Top Channel, Muhamed Veliu se ngjarja ndodhi 3 orë pasi kishin bërë pushim.

“Nuk mundem ta përshkruaj shumë mirë se ka ndodhur në 6 të mëngjesit, shumë herët shumica kanë qenë duke fjet, presim autoritetet me dhënë përgjigjen përfundimtare për shkakun. Nuk ishte i lehtë, pushim kemi bërë, pika kontrolli ka pasur vazhdimisht, nga ora 3 kishim pushim pastaj aksidenti ka ndodh në orën 6 të mëngjesit. Unë jam shumë mirë nuk kam lëndime, të gjithë sa jemi 15 veta nuk kemi lëndime të mëdha trupore. Të gjithë kanë panik, frikë, ka pas fëmijë por për fat të zotit shumica ia kanë dalë janë mirë. 10 persona nuk kanë mundur dot t’ia dalin, autoritet kroate janë treguar shumë profesionalë dua t’i falënderoj të gjithë, ndihmë kemi marrë 15 veta jemi akomoduar në stacionin policor kroat, pjesa tjetër në spitalin më të afërt, një pjesë në Zagreb, për momentin jemi duke pritur lajmet një përgjigje zyrtare nga ambasada e Kosovës. Ata që janë në spital janë jashtë rrezikut për jetën, është një lajm i mirë në këto çaste të vështira”, tha Hajdaraj.

Marrë nga Top Channel

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora fidan hajdaraj rrezohet autobusi kosovar ne kroaci tragjedi ne kroaci fidan hajdaraj rrezohet autobusi kosovar ne kroaci tragjedi ne kroaci

Sondazh

Poll

Bota 25 Korrik 2021, 19:00

KROACI– Kryeministri i Kosovës Albin Kurti arriti në Slavonski Brod rreth orës 20:00 she shkoi me Kryeministrin Andrej Plenković për të vizituar udhëtarët e pla...