Aktualitet

Varianti më i rrezikshëm i Covid-19 futet në Shqipëri, laboratorët gjermanë zbulojnë Delta-n në mostrat e dërguara, MSH

25 Korrik 2021, 13:18 Nga DOSJA
Varianti më i rrezikshëm i Covid-19 futet në Shqipëri,

TIRANË– Varianti “Delta”, i Covid-19, i cilësuar si më i rrezikshmi ndër dhjetëra lloje të tjera që janë shfaqur në të gjithë botën, është present në Shqipëri. Lajmi është konfirmuar nga vetë Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, e cila me anë të një njoftimi zyrtar, ka bërë me dije se nga kampionet e dërguara në Institutin e Virologjisë Charite në Berlin të Gjermanisë, ku u krye analiza e thellë gjenetike e sekuencimit të gjenomës së virusit në këto kampione, u zbulua dhe prezenca e variantit Delta të koronavirusit. Gjithesesi ende nuk dihet se sa është numri i të infektuarve me këtë variant që është identifikuar fillimisht në Indi dhe cilat qarqe të vendit tonë janë prekur.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, qarkullimit të variantit Delta në Shqipëri i konfirmuar nga Laboratori i Referencës në Berlin, përkon dhe me rritjen e infektimeve në 2 javët e fundit në vendin tonë. MSH apelon të gjithë qytetarët që të vaksinohen në qendrën më të afërt të vaksinimit në mënyrë që të reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Në rastet kur keni shenja Covid19 apo nëse keni patur kontakte me persona të konfirmuar me këtë virus, sugjerohet vetëkarantinimi. Aktualisht në Shqipëri janë kryer 1,134,085 vaksinime, nga të cilat, 496,714 mijë qytetarë janë vaksinuar me të dy dozat e vaksinës anticovid. Çdo qytetar, mbi moshën 18 vjeç mund të paraqitet në çdo qendër shëndetësore për tu vaksinuar, nga ora 08:00-20:00.

Njoftimi i plotë:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bën të ditur se, në vijim të procesit të monitorimit të situatës së Pandemisë COVID-19 nga Instituti i Shëndetit Publik, pjesë e së cilës është dhe monitorimi për variantet qarkulluese, nga kampionet e dërguara në Institutin e Virologjisë – Charite në Berlin të Gjermanisë, ku u krye analiza e thellë gjenetike e sekuencimit të gjenomës së virusit në këto kampione, rezultoi varianti Delta B.1.617.2. Konfirmimi i qarkullimit të variantit Delta në Shqipëri, i dyshuar nga sinjalet laboratorike dhe tashmë i konfirmuar nga Laboratori i Referencës në Berlin, përkon dhe me rritjen e infektimeve në 2 javët e fundit në vendin tonë. MSHMS apelon qytetarët të vaksinohen në qendrën më të afërt të vaksinimit, në qendër shëndetësore, qendrat e vaksinimit masiv apo me njësitë lëvizëse. Vaksinimi, shpëton jetë! Vaksinat veprojnë, ato reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Varianti Delta i infeksionit Sars-Cov2 është varianti më i transmetueshëm, ndaj respektimi i masave të distancimit fizik, vendosja e maskave në ambientet e brendshme dhe higjena, janë thelbësore për kufizimin e përhapjes së virusit.

Ministria e Shëndetësisë i drejtohet të gjithë qytetarëve të zbatojnë rigorozisht masat parandaluese: Vetëkarantinimin paraprak në rastet kur keni shenja të virusit Covid19 apo nëse keni patur kontakte me persona të konfirmuar me këtë virus. Ftojmë qytetarët të kontaktojnë menjëherë me mjekun e familjes për çdo dyshim dhe të zbatojnë udhezimet e mjekut për protokollin e ndjekjes dhe trajtimit. Për çdo emergjencë shëndetësore kontaktoni në numrin unik 127 me Qendrën Kombëtare të Urgjencës Mjekësore. Edhe një herë, Ministria e Shëndetësisë apelon për vaksinim masiv, për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm. Edhe sot vijon vaksinimi i hapur për çdo qytetar +18 vjeç në qendrat e vaksinimit kudo nëvend, deri në orën 8 të mbrëmjes.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet varianti delta ne shqiperi varianti delta ne shqiperi

Sondazh

Poll