Aktualitet

Aksident në aksin Lushnje-Rrogozhinë! Makina përplas rëndë 39-vjeçarin që po ecte me biçikletë dhe i thyen këmbën

25 Korrik 2021, 11:44 Nga DOSJA
Aksident në aksin Lushnje-Rrogozhinë! Makina përplas

LUSHNJE– Një aksident ka ndodhur mesditën e kësaj të diele në aksin Lushnje-Rrogozhinë, ku një jet ka përplasur një person. Ngjarja ka ndodhur pranë fshatit Golem, ku automjeti tip “Audi” me targat AA306GV, ka përplasur një qytetar teksa po udhëtonte me biçikletën e tij duke i thyer këmbën.

Mësohet se i plagosur rëndë ka mbetur 39-vjeçari Damian Leka, i cili është dërguar për në spital. Ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve.

(kle.m./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne lushnje-rrogozhine damian leka aksident ne lushnje-rrogozhine damian leka

Sondazh

Poll