Aktualitet

Kishin humbur rrugën në Korçë! Babë e bijë nga Siria gjenden pas disa orësh kërkime në një zonë malore

25 Korrik 2021, 12:57 Nga DOSJA
Kishin humbur rrugën në Korçë! Babë e bijë nga

KORÇË– Një 28 vjeçar sirian dhe vajza e tij e mitur 11 vjeçe, të dy emigrantë të paligjshëm në Shqipëri, ditën e sotme kanë humbur rrugën në një terren të vështirë në maklin Moravë të Korçës.

Policia bën me dije se marrjes së njoftimit,  në bashkëpunim me FRONTEX-in janë nisur menjëherë drejt zonës së raportuar, ku pas disa oësh kërkime kanë arritur të gjejnë bab e bijë. Dy sirianët janë transpportuar menjëherë drejt spitalit për të marrë ndihmën mjekësore, ku gjenden jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë: 

Korçë; Policia Kufitare në bashkëpunim me shërbimet FRONTEX-it, Komisariatet e Policisë Devoll dhe Korçë, ju vijnë në ndihmë dy shtetasve të huaj të cilët kishin humbur rrugën në terren të vështirë.

Pas marrjes së njoftimit se në një terren malor në malin Moravë, mbi fshatin Dishnicë, Korçë, një vajzë e mitur siriane kishte humbur rrugën së bashku me babain e saj, forcat e policisë në bashkëpunim me shërbimet FRONTEX-it, menjëherë janë nisur drejt zonës së raportuar për të verifikuar rastin.

Pas disa orë kërkimesh, forcat e policisë nga informacionet e grumbulluara, të ndihmuar edhe nga banorë të zonës, bënë të mundur gjetjen e dy shtetasve, vajzës së mitur 11-vjeçare dhe shtetasit M. A., 28 vjeç, banues në Siri, emigrantë të paligjshëm.

Dy shtetasit e huaj janë transportuar në Spitalin e Korçës për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.  Ata kanë falënderuar shërbimet e policisë, FRONTEX-it dhe banorët për ndihmën e ofruar ndaj tyre.

(kle.m./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet humbasin dy siriane ne korce humbasin dy siriane ne korce

Sondazh

Poll