Aktualitet

Plagosja e dy të rinjve në Tiranë, policia bllokon mjetin e dyshuar të autorëve, shpallen në kërkim dy të tjerë si bash

25 Korrik 2021, 11:28 Nga DOSJA
Plagosja e dy të rinjve në Tiranë, policia bllokon mjetin e

TIRANË– Policia e Tiranës ka bërë me dije se janë zbardhur detaje të reja në lidhje me ngjarjen e mbrëmshme ku mbetën të plagosur dy dy të rinj, Altin Gjoka 32-vjeç dhe Jetmir Marashi 28-vjeç.

Në njoftimin e policisë thuhet se janë shpallur në kërkim dy persona, Njazi Kulla, 25 vjeç dhe Besard Pashkaj, 22 vjeç, të cilët mendohen si bashkëpunëtorë të autorit të ngjarjes. Janë sekuestrur edhe 3 automjete, njëri prej tyre tip ‘Audi’, që është në pronësi të autorit të ngjarjes Aldo Gjini.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të ngjarjes së ndodhur mbremjën e djeshme ku mbetën të plagosur shtetasit A. Gj dhe J. M., dhe u shpall në kërkim autori i dyshuar i ngjarjes shtetasi A. I(Gj), specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 kanë vijuar me hetime më të thelluara duke shpallur në kërkim dhe dy shtetas të tjerë konkretisht shtetasit Nj. K., 25 vjeç dhe B. P., 22 vjeç, të dyshuar si bashkëpunëtor të autorit të ngjarjes. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 3 mjete, njëri prej të cilëve ishte mjeti tip “Audi” në përdorim nga autori i ngjarjes shtetasi A. I(Gj).

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në rrugën “Todi Shkurti” në kryeqytet, ku dy të plagosurit, u konfliktuan me Aldo Gjinin dhe dy shokët e tij për shkak të “fërkimi” gjatë lëvizjes me makinë. Për të parë se kush e kishte fajin në përplasjen e automjeteve, ata tentuan të shohin kamerat e sigurisë së lokalit, por kjo shkaktoi një sherr verbal mes tyre dhe Aldo Gjinit. Ky i fundit nxori pistoletën dhe qëlloi në drejtim të Gjokës dhe Marashit për tu larguar më pas me shpejtësi me makinë. Pas ngjarjes, Gjini është larguar me një makinë me targa AA001RN. Altin Gjoka dhe Jetmir Marashi ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

(E.K/DOSJA.AL)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet aldo gjini altin gjoka besard pashkaj jetmir marashi njazi kulla plagosje e dyfishte ne tirane aldo gjini altin gjoka besard pashkaj jetmir marashi njazi kulla plagosje e dyfishte ne tirane

Sondazh

Poll