Aktualitet

Me çanta në krah të mbushura me marihuanë drejt Greqisë, kapen 2 shqiptarë me 33 kg drogë në Igumenicë, një tjetër ar

25 Korrik 2021, 09:33 Nga DOSJA
Me çanta në krah të mbushura me marihuanë drejt

IGUMENICË-Autoritetet greke kanë kapur dy ngarkesa me drogë pas mesnate, në kufirin greko-shqiptar, duke arrestuar dy persona ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.

Në Kestrinti, Igumenicë janë kapur dy shqiptarë duke transportuar me krahë 2 çanta që përmbanin 31 me pako me 33 kg 260 gram marihuanë. Policia greke raporton se personi i tretë arriti që të largohej me vrap duke u futur sërish në tokën shqiptare. Të arrestuarve iu sekuestrua edhe një thike e llojit “flutur”.

Ndërkohë në Kostur është ndaluar një mjet qe drejtohej nga një grek 56-vjecar. Ne brendësi te mjetit u gjeten dhe sekuestruan 5 çanta qe përmbanin 30 pako me 58 kg 800 gram mërijuani.

(kle.m;e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet droge ne igumenicë droge ne igumenicë

Sondazh

Poll