Bota

“Nuk do e mbarojë mandatin”, ish-mjeku i Obamës bën parashikimin tronditës: Joe Biden me probleme të rënda shëndetës

25 Korrik 2021, 05:48 Nga DOSJA
“Nuk do e mbarojë mandatin”, ish-mjeku i Obamës bën

SHBA– Kongresisti Ronny Jackson, i cili ka shërbyer si mjek në Shtëpinë e Bardhë gjatë presidencës së Barack Obama dhe Donald Trump, ka parashikuar që Joe Biden nuk do ta mbyllë mandatin 4-vjeçar në krye të SHBA si president. Sipas mjekut, kjo do të ndodhë për shkak të problemeve shëndetësore që ai ka.

Ka diçka serioze që nuk shkon me Joe Biden dhe do të përkeqësohet. Është tejkaluar kufiri i sikletosjes. Ai e ka humbur. Mezi arrin që të formulojë një fjali bashkë. Ka nevojë për një analizë të thellë dhe rezultatet e saj të publikohen”, tha mjeku për Fox News.

Jackson i tha medias amerikane se Biden ose do të detyrohet që të largohet nga zyra, kur kabineti i tij të thërrasë amendamentin e 25 të Kushtetutës amerikane, ose do të dorëhiqet.

Intervista për Fox News e Jackson u bë një ditë pasi Biden pati vështirësi në kthimin e përgjigjeve  dhe u shfaq i turbulluar gjatë një intervistë për CNN nga Cincinnati i Ohajos.

 

Something’s SERIOUSLY wrong with Biden – and it’s only going to get WORSE! It’s past the point of embarrassment. He’s lost. He’s confused. He can barely put a coherent sentence together. He MUST have a cognitive exam and release the results! pic.twitter.com/Pk5Pq2V5Um

— Ronny Jackson (@RonnyJacksonTX) July 23, 2021

(kle.m./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota joe biden ronny jackson joe biden ronny jackson

Sondazh

Poll