Bota

“Faleminderit që më dërguat në hapësirë”, Mark Zuckerberg i jep ‘like’ memes së famshme që tallte Jeff Bezos në

25 Korrik 2021, 06:16 Nga DOSJA

SHBA– Duket se themeluesi i Facebook, Mark Zuckerberg nuk është adhuruesi më i madh i bilionerit Jeff Bezos. 

CEO i Facebook-ut i pëlqeu një meme në Instagram, e cila tallte Bezos për deklaratën ku ky i fundit falenderoi punëtorët e Amazon për fluturimin e tij në hapësirë.

Memeja e postuar nga ‘Tank Sinatra’ në Instagram, kishte imazhin e filmit “Joker” dhe shkruantre: “Punëtorët e Amazon duke dëgjuar Jeff Bezos që i falënderon për ushëtimin e tij në hapësirë“, ndërsa Zuckerberg nuk ka nguruar t’i bëjë like.

Memeja u bë virale në rrjet, pas deklaratës së Jeff Bezos për udhëtimin e tij 10-minutësh në hapësirë. Pasi zbriti nga’Blue Origin’, ai falenderoi stafin dhe klientët e Amazon për financimin e udhëtimit të tij;

Unë dua të falënderoj çdo punonjës të Amazon dhe çdo klient të Amazon sepse ju djem paguat për të gjithë këtë,” tha Bezos në konferencën për shtyp pas fluturimit. 

(kle.m./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota jeff bezos ne hapesire mark zuckenberg jeff bezos ne hapesire mark zuckenberg

Sondazh

Poll